‘Lëvizja qytetare’/ Meta iu përgjigj sot indirekt Ramës

‘Lëvizja qytetare’/ Meta iu përgjigj sot indirekt Ramës

10:49, 22/05/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje sot se ‘shumë shpejt do të shikoni një lëvizje qytetare, e cila do të bëhet partia politike e Presidentit’.

“Unë po ju them që shumë shpejt do të shikoni një lëvizje qytetare, që pak nga pak do të transformohet në një parti“, u shpreh gjatë një emisioni televiziv, kryeministri Rama.

Rama tha se po bëhet e njëjta lëvizje siç bëri Grillo në Itali.

Ndërkohë indirekt, Ilir Meta iu përgjigj të premten me një mesazh në FB, duke kujtuar revoltat e Qafë Barit dhe Spaçit.

Ai përmendi nevojën për t’iu bashkuar lëvizjeve qytetare.

“Sot kur shohim ku ka rënë demokracia jonë, nderimi i vetëm që mund dhe duhet t’u bëjmë sakrificave të tyre është t’u bashkohemi lëvizjeve qytetare që po ngrihen në të gjithë vendin për të krijuar një FRONT TË BASHKUAR PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË përmes Zgjedhjeve të Lira e të Ndershme,” tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

sopiqoti22/05/2020 11:28

Rnofsh o z.President.Largpames i madh je.Na prij o kapean.

Shto koment

Denonco