Shembja e Teatrit, KE-Ramës: Keqardhje që nuk respektuat thirrjet tona, dhuna ...

Shembja e Teatrit, KE-Ramës: Keqardhje që nuk respektuat thirrjet tona, dhuna ...

13:37, 18/05/2020
A+ Aa A-

Komisioni Europian përmes një postimi në Twitter shpreh zhgënjimin lidhur me vendimin e njëanshëm të Bashkisë së Tiranës, që vendosi për shembjen e Teatrit Kombëtar, në një kohë kur të gjithë institucionet ndërkombëtare kishin bërë thirrje për dialog.

Në reagimin e KE-së nuk fshihet rekomandimi i tyre për dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të shkohej tek vendimi për prishjen.

KE po ashtu shpreh keqardhjen që nuk pati dialog.

‘Teatri Kombëtar në Shqipëri u shemb në kohën kur ne kishim bërë thirrje për dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile.

Duhej dialog para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Shprehim keqardhje që thirrja jonë për dialog nuk u ndoq’,- thuhet në reagim.

Ndër të tjera KE-ja thotë se i ka ndjekur me shqetësim të gjitha zhvillimet në terren dhe konstaton se është përdorur forcë.

‘Ne i kemi ndjekur me shqetësim zhvillimet në terren. Në veçanti konstatojmë se u përdor forca gjatë prishjes së Teatrit. Përdorimi i forcës duhet të jetë proporcional me rrethanat’,- thekson KE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist18/05/2020 16:41

KE ka nje alamet perfaqsie ne Tirane,me Soreken ne krye.Ka nje armate punonjesish qe paguhen nga BE,por se c'bejne,nuk i sheh njeri.Dhe ju si Komision Europian,merreni e jepni me tvitera e FB.A punoni neper zyra,apo keni dale malit dhe nderlidheni si ne kohe lufte,por keni zevendesuar radio,pe smarfonin.Veproni,more zoterinj,nese doni te kryeni detyrat tuaja,me Soreket,qe e han buken (bashke me benefitete e tjera qe ja ka lene amanet Vlautini) kot e nuk thote nje fjale edhe kur i kerkohet me ngut,prej aktoreve te teatrit.KE e BE te mos luaj teatro me ne ,dhe nese nuk ka nderment te nderhyje-per cdo problem -ne kohen e duhur,te mos ndihet me,se jo qe nuk ndihmon,por edhe na fyen,si ajo fjala shqiptare :Me ka cue nana,me la gojen.

maku18/05/2020 14:38

Sa here qe ndodhin gjera te tilla (arbitrare) ne Shqiperi, Ju gjithmone kerkoni keqardhje po nuk beni asgje me tej. U ngopem me keqardhjet tuaja, lerini shqipetaret ti zgjidhin vete tani problemet e tyre. Ju e dini shume mire se demokracia ne Shqiperi nuk eshte funksionale, sepse mungojne Institucionet (ghykata kushtetuse, KLD, SPAK nuk ka filluar), mungon kundra pushteti dhe mbizoteron arbitrariteti i pushtetit pa kufi. Te gjitha keto ju i dini dhe prape kerkoni keqardhje. Une kam 30 vjet qe jetoj ne nje shtet te europes, dhe ja ku po ja them : Ne nuk kemi me nevoje per keqardhjen tuaj. Shqipetaret duhet te dalin ne protesta masive per te permbysur kete kaste banditesh dhe ti dalin zot vehtes pa keqardhjen tuaj hipokrite. Nje dite te dy (i gjati dhe i shkurteri) do pergjigjen per bemat e tyre dhe ju prape, jam i bindur, do kerkoni keqardhje.

tirana18/05/2020 13:45

Mire e pat thane imzot Gjergj Fishta 100 vjet ma pare ..." Po ku ishe ti o .urva e motit " ...

Shto koment

Denonco