VIDEO SKANDAL/ Taulant Balla sulmon me duar gazetaren dhe nuk pranon pyetje nga SYRI TV

VIDEO SKANDAL/ Taulant Balla sulmon me duar gazetaren dhe nuk pranon pyetje nga SYRI TV

11:48, 12/05/2020
A+ Aa A-

Taulant Ballës siç duket nuk i pëlqejnë pyetjet nga mediat që nuk i kontrollon qeveria e tij.

Kështu ka ndodhur sot kur ai ka sulmuar me duar gazetaren e SYRI TV Dea Dervishi, duke e intimiduar e duke mos pranuar që ti përgjigjet pyetjeve të saj.

Numri 2 i PS-së si një adoleshent i vonuar, në vend që të përgjigjet për pyetjen se pse mjekët dhe infermierët në rrethe nuk janë paguar për situatën, vendos të sulmojë gazetaren dhe SYRI TV me shprehjet e drejtuesit të tij Edi Rama.

Duket se prania e SYRI TV në çdo konferencë dhe fakti se pyetjet tona nuk janë ato që u jepen të gatshme gazetarëve i ka prishur qetësinë qeverisjes së Edi Ramës dhe njerëzve të tij.

E duke mos pasur çfarë të bëjë, Balla i PS-së,  njeriu i akuzuar si shkatërruesi i pyjeve të Librazhdit, fillon e flet për gjëra pa lidhje në një deklaratë për mediat, ku kishin dalë për të dhuruar lule mjekëve e infermierëve.

Pjesë nga biseda

Gazetarja Dea Dervishi: Ju lutem edhe një pyetje

Balla: Kaq ishte, këtu jemi për të falënderuar infermierët që…

Gazetarja Dea Dervishi: Një pyetje, pse janë lënë jashtë pagës së luftës mjekët dhe infermierët e spitaleve rajonale?

Balla: Mjaft ju lutem, këtu nuk jemi për këtë gjë, ju mund të vini në sallën e Kuvendit të bëni këto pyetje, televizioni juaj ka probleme me deklarimin e të ardhurave nga pronarët…

Gazetarja Dea Dervishi: Nuk merremi me këtë çështje,…

Balla: Ju lutem ruani distancën njëherë….

Gazetarja Dea Dervishi: Po i shmangeni pyetjes, përsë janë lënë jashtë pagës së luftës?

Balla e shtyn dhe e prek në shpatull: Ruaj distancën, ne këtu kemi ardhur për të falenderuar infermierët dhe mjekët.

Gazetarja Dea Dervishi: Nuk ju përgjigjët pyetjes time

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Onkezmi14/05/2020 18:19

I fryrë shumë ky Velia.Ado ta shfryjë PD-ja...?!

DASHI13/05/2020 20:57

Kur do vije dita qe ky faqezi te jete atje ku i takon?

Ilir12/05/2020 19:52

Nga injorati me kostumin e rilindjes eshte normal kjo sjellje. Shikoni o njerez si e ka surratin. Eshte dhe doktor shkencave my gomari nga librazhdi.

Lala Elbasan 12/05/2020 19:28

Po motra e Taos cfar mendimi ka ? Ne Librazhd po e hanin morrat, tani e quan veten pjeshke.....

Redi.12/05/2020 16:06

Yyyyy,surrat bajga

..12/05/2020 15:54

Uee ca turpi.

Shqiptari12/05/2020 12:58

O PLEHRE MUTI!! O PALLOSHI I RAME DROGES!! BASHKE ME ATE KURVEN BUSHTER QE KE MARRE SOT ME VETE!!! NE KAZANIN ME MUT KOKEPOSHTE KENI PER TE PERFUNDUAR!!!

Shto koment

Denonco