Qeveria e re në Kosovë, arrihet marrëveshja me AAK-në e Ramush Hardinajt

Qeveria e re në Kosovë, arrihet marrëveshja me AAK-në e Ramush Hardinajt

12:37, 29/04/2020
A+ Aa A-

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje me LDK-në.

“Arritëm marrëveshje me LDK-në”, u shpreh ai. Ai ka njoftuar gjithashtu, se do të qeverisin me 4 ministri dhe do të kenë një zëvendëskryeministër, raporton KOHA.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe i nominuari i kësaj partie për kryeministër Avdullah Hoti, janë duke zhvilluar takim me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj në Kuvendin e Kosovës. Ky takim po mbahet pas paralajmërimit të Hotit se gjatë ditës së sotme do të arrihet marrëveshja e koalicionit me AAK-në e Nismën Socialdemokrate, raporton KOHA.

Gjithashtu, Hoti ka paralajmëruar, se do ta bëjë të ditur edhe përbërjen e kabinetit qeveritar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco