Rrëzohet politika 'antimaskë' e Ramës, Bino: Maskë kur shkoni në supermarkete!

Rrëzohet politika 'antimaskë' e Ramës, Bino: Maskë kur shkoni në supermarkete!

13:22, 07/04/2020
A+ Aa A-

Politika “antimaskë” e qeverisë shqiptare ra sot, pasi Silva Bino, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP i bëri thirrje popullatës të përdorë maska në daljet e rralla e të vetme që i janë lejuar gjatë kësaj periudhe izolimi.

Bino tha para mediave, në fund të konferencës për shtyp që dha sot, se “është shumë e rëndësishme të zbatohen këto masat, të mbahet maskë kur shkojmë në supermarkete, në mjedise të grumbulluara dhe të ruhet distanca midis njëri-tjetrit.”

Rreth një muaj më parë, në fillim të epidemisë, kryeministri Edi Rama mbështeti fuqimisht politikën “antimaskë”ndaj koronavirusit, në një kohë kur qytetarët iu vërsulën farmacive  për to dhe shteti u gjend i papërgatitur për të pajisur qytetarët, pavarësisht se epidemia ishte duke bërë kërdinë në Kinë dhe po afrohej.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco