Prof. Kalo: Durim! Nuk është sakrificë të qëndrosh në shtëpi!

Prof. Kalo: Durim! Nuk është sakrificë të qëndrosh në shtëpi!

08:37, 07/04/2020
A+ Aa A-

“Javë të mbarë e të bardhë ju bashkëkombasit e mi”. Ky është urimi i Prof. Tritan Kalos, që na ka dhënë disa hollësi nga puna që bëjnë mjekët këto ditë brenda Spitalit Infektiv në Tiranë shoqëruar me fotografi. Në vijim Prof. Kalo tregon:

    "Duke u kthyer në shtëpi pas një ditë pune në vijën e parë të luftës kundër Sars-Cov2/COVID--19. Jemi në luftë me një armik të padukshëm, tinzar dhe shumë vrastar në Spitalin Covid-1, në shërbimin e Sëmundjeve Infektive në qsut, një ekip mjaft i harmonizuar: mantelbardhësh, imazheristësh, farmacistësh, infermierësh, sanitaresh, barelistësh, shoferësh, forcash të rendit, etj.

    Nuk i kemi shkëputur lidhjet për asnjë çast edhe me kolegët tanë të nderuar të Sëmundjeve të Brendshme dhe të Shërbimit të Imazherisë në Urgjencën Polivalente, sepse edhe ata përballen dita-ditës me diferencimin e rasteve të prekura prej këtij infeksioni.

    Bashkëpunimi është thelbësor në përballje të tilla shumëdimensionale.

    Për çdo sekondë shërbimi i DDD-së në QSUT na gjendet aty, duke u kujdesur për mirëdezinfektimin e mjediseve tona.

    Me durim dhe me më shumë vetndërgjegjësim të gjithë ne do t’ia dalim mbanë.

    Nuk është sakrificë të qëndrosh në shtëpi, përkundrazi është një faktor i domosdoshëm i triumfit të jetës ndaj vdekjes.

    Ditë më të mira do të vinë nëse do të dimë të mirë-përballemi me këtë armik COVID-19. Ju duam shumë!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco