Kriza me COVID-19/ Basha: Paketa jonë 260 milionë euro për 3 muaj

Kriza me COVID-19/ Basha: Paketa jonë 260 milionë euro për 3 muaj

23:06, 06/04/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje direkte për emisionin "Opinion", teksa foli për paketën ekonomike të opozitës për të përballuar krizën e Koronavirusit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se ajo është hartuar bazuar në mundësi reale për t’u realizuar.

“Planet i kemi bërë sikur të ishim ne duke qeverisur sot. Fatura jonë shkon 90 milionë euro në muaj. Ne kemi evidentuar një paketë prej 260 milionë eurosh që do të mjaftonte për gati tre muaj”, tha Basha.

Kreu demokrat shtoi se PD ka të tjera propozime, por ato nuk mund të bëhen kur qindra familje ende nuk kanë asnjë kacidhe në bankë.

Ai i kërkoi qeverisë dhe kryeministrit të mos humbasë kohë me sulmet ndaj opozitës. 

Lulzim Basha: Tek propozimet tona ka shumë gjëra të dobishme, që i ka adoptuar në letër. E kam përshëndetur dhe i kërkoj t’i zbatojë.

Blendi Fevziu: Pse nuk i kërkoni një takim të bisedoni me të në këtë kohë krize zoti Basha? Edhe si gjest çlirimi dhe relaksimi do ishte. Edhe një lloj detyrimi do të ishte si ndaj tij dhe ndaj jush. Të kërkoni dhe bisedoni me të.

Lulzim Basha: Asnjë opozitë në Ballkan apo në Europë nuk ka qenë kaq konstruktive sa ne.

Blendi Fevziu: Asnjë opozitë sa kam parë unë këto kohë nuk është agresive në asnjë vend. Kam ndjekur Italinë, ka debat në SHBA, por në fund u unifikuan për paketën ekonomike.

Lulzim Basha: Roli ynë është të bëjmë gjithçka për jetën e qytetarëve. Ne kemi bërë propozime, kemi qenë të parët me propozime sa i përket shëndetësisë, njerëzve në nevojë dhe ekonomisë. Fakti që propozimet tona janë të dobishme është që një pjesë e tyre janë adoptuar dhe i përshëndes. E vetmja gjë që kërkoj është mos të humbasë kohë me sulme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco