Rama shthur sërish gjuhën ndaj opozitës: Suleni si çetë vulëhumburish, pa din e pa iman

Rama shthur sërish gjuhën ndaj opozitës: Suleni si çetë vulëhumburish, pa din e pa iman

20:15, 02/04/2020
A+ Aa A-

Pas akuzave të Partisë Demokratike duke u rreshtuar kundër kësaj nismës për shtyrjen e qirave për bizneset e vogla,  familjet në nevojë dhe studentët, ka reaguar kryeministri Rama duke u thënë se po sulen si një çetë vulëhumburish, ndaj njerëzve më në hall të kësaj lufte, ndërsa thekson se akti normativ, që është duke u bërë gati.

Në lidhje me akuzat s epo nxit përplasje sociale mes shqiptarëve, Rama iu përgjigj me ironi PD duke thënë se "sa gjynah që janë, nuk e gjej dot pse Zoti nuk ua ushqen fare vajin e kandilit të trurit as në këtë kohë të errët, po nuk kemi ç'bëjmë".

"Ndërkohë që kam publikuar parimin nismës së Aktit Normativ mbi pagesat e qirave të të dëmtuarve rëndë nga lufta që kanë humbur momentalisht aftësinë paguese dhe janë nën lloj-lloj presionesh, deri edhe të rënda nga qiradhënës të caktuar, shoh që ende pa dalë akti PD-ja është lëshuar siç di vetë kur prek majën e dëshpërimit!

Sa gjynah që janë, nuk e gjej dot pse Zoti nuk ua ushqen fare vajin e kandilit të trurit as në këtë kohë të errët, po nuk kemi ç'bëjmë!

Akti Normativ po bëhet gati, do të kem mundësinë t'ju shpjegoj edhe qiramarrësve hallexhinj, edhe qiradhënësve në hallin e tyre, edhe të gjithë të tjerëve që jetojnë me hallet përkatëse, se sa i drejtë është ky Akt Normativ, me ligj e me zakon, e se sa e fajshme (për të mos thënë kriminale) është në mes të luftës kjo kundërvënie e verbër e një çete vulëhumburish pa din e pa iman, ndaj njerëzve më në hall të kësaj lufte!", shkruan Rama në Facebook.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

QYTETARI dt 3 prill 202003/04/2020 00:42

LERENI të qetë o milet, se ja nxorët edhe ato pak mënd që kishte, sa të na lejojë liridaljen, se na mbylli brënda më gjatë se në vëndet e tjera...pastaj sulmoeni, diskretitoeni. Mos e lini të tallë b...siç ka bërë herët e tjera...

Skrapari02/04/2020 21:44

O ty te qifsha robt ku ti kesh o plehre o qelbesire o njeri i piste qe bie era mut. Fund tragjik do te kesh te jesh i sigurte. Vrime miu nuk do te gjesh ku te futesh.

Shto koment

Denonco