SKANDALI/ PD: Kompania kompjuterike e shtoi tregtinë e ushqimeve 6 ditë para tenderit

SKANDALI/ PD: Kompania kompjuterike e shtoi tregtinë e ushqimeve 6 ditë para tenderit

14:45, 02/04/2020
A+ Aa A-

Partia Demokratike iu përgjigj ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila nuk dha asnjë shpjegim për tenderin skandaloz prej 1.5 milionë euro për ushqime, i cili u fitua nga një kompani kompjuterësh nga Maqedonia. Në vend të kësaj, Xhaçka sulmoi opozitën.

Pas deklaratës së tij, reagoi edhe selia blu. “Edi Rama dhe Olta Xhaçka nuk bënë transparencë pse i dhanë tenderin e ushqimeve një kompanie kompjuterash në Maqedoni. Gjuha e urrejtjes ndaj opozitës nuk mbulon abuzimet,” tha ish-deputeti Enkelejd Alibeaj.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEKD ALIBEAJ

Të dashur qytetarë, 

Kemi 3 ditë që i kërkojmë qeverisë të bëjë transparencë për tenderin 1,5 milionë euro të ushqimeve, të bukës suaj. 

• Pse ky tender iu dha një kompanie kompjuterash në Maqedoni?

• Kush fshihet pas saj?

Për 3 ditë Edi Rama dhe Olta Xhaçka heshtën. Asnjë fjalë, asnjë përgjigje.

Sot, pas 3 ditësh, në vend të transparencës, Xhaçka sulmoi me gjuhë urrejtje opozitën. Ju të gjithë e dini thënien “mbrojtja më e mirë është  sulmi.

Por sulmi me shpifje vetëm zbulon sa nervozë janë Rama dhe Xhaçka.

Zbulon se po fshehin të vërtetën e skandalit me 1,5 milion euro të shqiptarëve, për ushqimet e njerëzve në nevojë, që i janë dhënë një kompanie kompjuterash pa asnjë lidhje, në Maqedoni.

Rama dhe Xhaçka e kanë për detyrë t’u përgjigjen pronarëve të 1,5 milonë eurove, që jane taksapaguesit shqiptarë: 

1. Pse, mes 35 000 kompanive shqiptare që merren me furnizimin e ushqimeve, zgjodhi për t’i dhënë 1,5 milionë euro, kompanisë së kompjuterave nga Maqedonia?

2. Pse ia dha tenderin një kompanie maqedonase, e cila shtoi si subjekt tregtinë e ushqimeve vetëm 6 ditë para tenderit?

3. Kush fshihet pas kësaj afere? Kush po përfiton në kurriz të njerëzve në nevojë?

Asnjë sulm me gjuhë urrejtje dhe asnjë shpifje kundër opozitës që po mbron interesat e shqiptarëve, nuk mbulon apo justifikon abuzimet me paratë e shqiptarëve në këtë kohë lufte.

Vjedhja dhe abuzimi me paratë dhe bukën e shqiptarëve duhet të marrin ndëshkimin e merituar. SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm duhet ta lënë karantinën dhe të nisin menjëherë hetimin e kësaj çështje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ensa02/04/2020 17:53

Hmmm.... Kjo do të thot se Shqipëria kontrolloet nga shërbimet anti shqiptare, ne kët rast nga sigurimi i maqedonis, kto sigurmsa jan që kontrollojn drogën për të shkatrruar Rinin shqiptare Me siguri xhaçka e ka dashnor

Daj Jaku02/04/2020 15:12

SPAK apo ASPAK? I takon Edvinit të shkarkojë Xhaçkën dhe ta padisë në SPAK. Rracë kurvash historikisht.

Shqiptari02/04/2020 15:00

LERINI DEKLARATAT MEDIATIKE! THUAJENI HAPUR: NESER KUR OPOZITA TE JETE NE PUSHTET, RAMA DHE BANDA E RILINDJES E GJITHA NE BURG! TE GJITHA LLOGARITE E TYRE TE BOSHATISEN DHE TE KALOJNE NE THESARIN E SHTETIT! TE GJITHA BIZNESET DHE BANESAT E TYRE TE KONFISKOHEN DHE SHTETEZOHE DUKE U KTHYER NE PASURI SHTETRORE PER PERDORIM PUBLIK SIPAS LIGJIT ANTI-MAFIA! JANE VJEDHUR NGA BANDA RILINDJA 4 MILIARD EURO CDO VIT. PER 8 VJET JANE 32 MILIARD EURO QE DO T'I KTHEHEN POPULLIT! KJO ESHTE DEKLARATA QE DUHET TE BENI PUBLIKE!

Shto koment

Denonco