Ambasada e SHBA-ve: Nxisim distancimin social, por drejtësia s’duhet të ndalojë së punuari

Ambasada e SHBA-ve: Nxisim distancimin social, por drejtësia s’duhet të ndalojë së punuari

12:14, 02/04/2020
A+ Aa A-

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë shprehet se nxit respektimin e distancimit social për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por shtoi se sistemi i drejtësisë nuk duhet ta ndalojë punën në asnjë moment.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ambasada nënvizoi se ka mbështetur reformën në drejtësi që prej fillimit dhe vazhdon të bëjë po të njëjtën gjë, ndërsa ka publikuar edhe disa foto të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që punojnë nga shtëpia.

“Ambasada Amerikane në Tiranë nxit me forcë distancimin social por kjo nuk do të thotë se sistemi i drejtësisë duhet të ndalojë së punuari. Ne kemi mbështetur reformën në drejtësi prej fillimit dhe vazhdojmë të mbështesim zbatimin e saj, jo vetëm në ekspertizë ligjore por edhe në mbështetje logjistike. Gjatë këtyre ditëve të vështira, jemi të kënaqur të shohim anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa punojnë nga shtëpia. Kompjuterët e tyre portativë ishin pjesë e një dhurimi nga zyra e OPDAT e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco