Kryeipeshkvi Masaffra: Jemi në duart e Zotit vërtet, por të bëjmë atë që na takon!

Kryeipeshkvi Masaffra: Jemi në duart e Zotit vërtet, por të bëjmë atë që na takon!

13:08, 01/04/2020
A+ Aa A-

Imzot Angelo Massafra flet për situatën në kryedioqezën metropolite të Shkodër-Pultit në kohën e Koronavirusit, ripohon afërsinë e tij personale, si kryeipeshkëv, atë të meshtarëve, rregulltarëve e motrave rregulltare me besimtarët, duke siguruar kremtimin e Meshëve, vazhdimin e lutjes, për popullin e mbarë vendin, njofton Vatikani.

Imzot Massafra falënderon Radio Marinë, televizionet e Shkodrës e të gjithë ata që përmes internetit vazhdojnë të kremtimet Eukaristike, lutjet duke u mundësuar besimtarëve të marrin pjesë shpirtërisht.

Imzot Angelo Massafra kujton meshtarin italian që shërbeu në kryedioqezën e Shkodrës nga viti 1993 deri më 2014 dom Michealngelo Braga, i cili dje ndërroi jetë në Brescia.

Kryeipeshkvi i Shkodrës fton të gjithë të qëndrojnë në shtëpi, t’i respektojnë masat që kërkojnë autoritetet shëndetësore  e qeveritare, për të luftuar së bashku virusin. “Jemi në duar të Zotit, e kjo është e vërtet, po mos të harrojmë të bëjmë atë që na takon ne, atë që është në duar tona”, pohon Imzot Massafra duke i ftuar besimtarët të kenë besim e shpresë në Zotin e Jetës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco