'Të thuash që mungojnë aparaturat, që janë infektuar mjekë'

'Të thuash që mungojnë aparaturat, që janë infektuar mjekë'

14:13, 31/03/2020
A+ Aa A-
"Të thuash që mungojnë aparaturat, nuk ka teste mjaftueshëm, nuk janë marrë masat mbrojtëse për mjekët, nuk është as politikë e as propagandë, por është thjesht zëri që ndihmon të përmirësohen kushtet, të merren masa e të shpëtohen sa më shumë jetë njerëzish e puna e mjekëve të jetë në mjedise të sigurt,"mendon politikania e PD, Oriola Pampuri. në një shënim në Fb, znj. Pampuri e shtjellon ç'kluptim ka kjo situatë e krijuar.

Kush mendon te kunderten, mendoj qe eshte pjese e propagandes. Qe jane infektuar e po infektohen mjeke e staf shendetesor kjo tashme eshte evidente, por edhe kjo mbahet e fshehur edhe me nje teknike tjeter, asaj te mosberit te testeve, totalisht ne kundershtim me OBSH, e cila citon:  teste, teste dhe vetem teste.

Kur une dhe koleget e mi ne media ngrinim zerin per mungese masash e pamjaftuesheri kitesh, misionaret e propagandes se Edi Rames, qofshin keta te vendosur edhe ne drejtori te sherbimeve shendetesore, u versulen ndaj opozites, duke i akuzuar qe po bejne propagande.

Mjeke e drejtore qe mbrojne maskat e skaduara, besoj qe gezojne vetem respektin e Edi Rames, por te kolegeve e qytetareve, logjikisht nuk besoj qe mund ta kene.

Te mos thuash qe koleget e tu punojne ne kushte te veshtira eshte absurde. Te mesojme nje here e mire te kerkosh te drejten tende te munguar, nuk eshte as politike e as propagande, nuk kerkon as dije e as diploma, por vetem pak qytetari.

Mjeket e nderuar jane e japin kontributin e vyer ne fushat e tyre, e jane heronjte e cdo kohe, por kryesisht ne kete kohe jane me shume se heronj. Ata vete dhe ne nese ngreme zerin per mungesat e mangesite qe i pengojne te kryejne sherbimin, besoj qe eshte gjeja minimale qe mund te bejme.

Ndaj propaganda e shemtuar ka qene e Edi Rames, opozita ne asnje moment nuk e ka shfrytezuar per politike kete situate, perkundrazi.

Postimi ne portalin Syri.net, verteton qarte, te verteten e pohuar nga e gjithe opozita, jave me pare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco