E mbajtën për 1 muaj sekret, zbulohet numri qesharak i respiratorëve

E mbajtën për 1 muaj sekret, zbulohet numri qesharak i respiratorëve

12:41, 31/03/2020
A+ Aa A-

Që në fillim të muajit mars, media, opinion publik dhe opozita i kërkoi qeverisë Rama që të tregonte për kapacitet reale që ka në dispozicion për një luftë efikase kundër virusit COVID-19, i cili ndërkohë kishte pushtuar Italinë fqinje.

Por në mënyrën më të papërgjegjshme, për opinionin publik u mbajt e fshehtë gjendja reale në Spitalin Infektiv dhe gjithë sistemin në vend, duke mos bërë transparencë; se sa respiratorë, tampon testues, maska, kostume mbrojtës, shtretër, ambulanca, mjekë e infermierë ishin në dispozicion të një situate shpërthyese, si ajo që prej kohësh po ndodh në Itali.

Dhe ja më në fund mësojmë se Shëndetësia e Edi Ramës, ku janë hedhur qindra miliona euro nëpërmjet disa koncesioneve të vërtetuara, jo vetëm si të shtrenjta dhe jo të domosdoshme, por edhe korruptive, ka në dispozicion në Spitalin Infektiv vetëm 17 respiratorë.

Kjo shifër qesharake, kur mendon se vetëm koncesioni i Vilma Nushit shkon në 90 milion dollarë, është zbuluar mbrëmë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një interviste televizive. 

“Spitali Infektiv ka aktualisht 17 respiratorë, nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar, nga 7 pacientë që ndodhen në terapi intensive. Spitali “Shefqet Ndroqi” ka kapacitetet e tij dhe ne jemi në pritje të 54 respiratorëve të kontraktuar tashmë, një pjesë e të cilëve mbërrijnë javën e parë të prillit, ndërsa pjesa tjetër më pas. Brenda muajit prill jemi duke punuar që të kemi edhe 50 respiratorë të tjerë”, zbuloi ajo.

Situata ngjan fiks si me qentë e Emergjencave Civile, të cilët mungonin gjatë tërmetit të madh të Nëntorit. Sa për krahasim, Kosova aktualisht ka mbi 120 respiratorë në spitalet shtetërore dhe sipas ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, pritet edhe një furnizim tjetër gjatë muajit prill. 

Kurse me Serbinë një vend tjetër në rajon as që mund të bëhet fjalë për krahasim, pasi në momentin që në këtë vend u shënjua rasti i parë i të infektuarit e koronavirus, ky vend  kishte në dispozicion plot 1000 respiratorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Eriselda 03/04/2020 20:22

Sja shtet në Shqipëri po mjere populli

t31/03/2020 13:22

Ne na ruajt zoti se te jete per kujdesin e kesaj kurvëqeverie ,na ka marre mortja me kohe

Shto koment

Denonco