Menaxhimi i borxhit publik, Shqipëria kërkon konsulent

Menaxhimi i borxhit publik, Shqipëria kërkon konsulent

07:28, 31/03/2020
A+ Aa A-

Shqipëria po kërkon një konsulent që do t’i ofrojë ndihmë tenike sa i takon menaxhimit të borxhit publik. Ministria e Financave dhe Ekonomisë bëri me dije se palët e interesuara duhet të paraqesin një ofertë brenda datës 9 prill 2020 teksa zbardhi edhe kushtet që duhet të plotësohen si dhe detyrat që do të ketë konsulenti.

Referuar dokumenteve të bëra publike Financat nënvizojnë se qëllimi i shërbimit të konsulencës financiare vjen në kushtet kur vendi po përpiqet të sigurojë fondet e nevojshme të huamarrjes dhe të bëjë një vlerësim të riskut dhe kostove në afatmesëm dhe afatgjatë si dhe zhvillimin e tregut të letrave me vlerë të qeverisë.

Konsulenti do të jetë përgjegjës për të siguruar disa shërbime ku së pari financimin sovran përmes vlerësmit të historikut të kreditit dhe këshillimin për vlerësimin në kontekstin e emetimit të një Eurobondi. Në këtë kontekst në dokumente specifikohet se bëhet vlerësimi i situatës së klasifikimit duke marrë në analizë perceptimin dhënë nga agjencitë  e vlerësimit të riskut të kreditit si S&P apo Moody’s.

Së dyti do të ofrohet këshillim financimi ku në fokus janë menaxhimi i borxhit s ai takon strategjisë së financimit në afatshkurtë dhe afatgjatë, hartimi i opsioneve të emetimit, identifikimi i zgjedhjeve për të zbutur koston negative të mbajtjes të bashkangjitur në parapragim e nevojave të financimit të Shqipërisë në vitin 2020.

Sa i takon transaksionit të Eurobondit konsulenti ndihmon Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë gjatë fazës përgatitore dhe këshillon për strukturimin e instrumenteve(termat dhe kushtet e negociatave me book-runners) dhe gjatë ekzekutimit të transaksioneve.

Po kështu konsulenti këshillon mbi marrvëshjet e mundshme të shkëmbimit për të minimizuar riskun e monedhës dhe kredisë për të përmirësuar hyrjet e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit dhe për të optimizuar profilin e borxhit të Shqipërisë.

Financat kanë vlerësuar se konsulenti duhet të paraqesë dy propozime atë teknik dhe atë financiar sa i takon shërbimeve që do të ofrohen ku tek pjesa teknike është kërkuar përshkrimi i hollësishëm i shërbimeve që do të ofrohen, përbërja e stafit, grafiku i zbatmit dhe elementë të ngjashëm.

Sa i takon propozimit financiar është kërkuar tarifa e kohës për punës për një muaj për secilin person, përmbledhje e kostove direkte dhe indirekte si dhe çmimi total pa TVSH e çdo informacion shtesë që mund të kërkohet nga Ministria në vijim./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Eric Clapton 31/03/2020 08:59

Perse ju duhet? Qeveria mund te financoje cdo projekt infrastrukturor ,kerkimor -zhvillimor ,ne industri dhe bujqesi ne monedhen tone ,pra ne ekonomine reale.Eshte ne nje pozicion dhe ka autoritetin si krijuese e lekut(te shtype leke) te bleje cdo gje qe eshte e disponueshme per momentin ne treg.Gjithashtu mundeson punesim total per ata qe kerkojne nje pune dhe jane te afte ta bejne ate kundrejt nje page te denje.Boll vazhduan me ate mitologjine e inflacionit dhe krahasimit te shtetit me ekonomine familjare. Do te ishim njesoj sikur ne ne shtepite tona te kishim nje pajisje qe printon para dhe psh :supermarketi ose pikat e karburantit do ta pranonin parane tone .Keto jane perralla qe shkruajne Harvardianet,Oxfordianet e te tjere si keta ne librat e ekonomise.Jane te njejtet keta qe nuk parashikuan krizen boterore te 2008-es dhe qe me keshillat e tyre mjerane cuan miliona familje ne mbare boten drejt shkaterrimit total.Dihet pse:promovohen ne boten akademike,marrin bonuse te majme nga korporatat e fuqishme e me fatlumi cmimin nobel ne ekonomi.Demi ekonomik i krizes se fundit boterore dmth kjo lloj ekonomie qe keta promovojne ,edukojne,aplikojne perllogaritet(nga keta vete) te jete afersisht 400 trilion dollare ne mbare boten.Eshte e qarte se ne supet e kujt qendron.Ka ardhur koha ta leme menjane kete lloj shkolle,mendimi akademik ne fushen e ekonomise .Boll me me idene se i varferi eshte budalla,se tregu rregullohet nga nje dore e padukshme (sjellja racionale-pergjegjshme njerezore)se nuk na duhet fare nderhyrja nga shteti etj si keto.Lidhur me kete te fundit;Shumica e te pasurve qe dominojne nga ‘zhvatja e shtetit’ jane krijuar (Rokfeleret,Rothschildet,Carnigiet etj)Keto i kupton dhe nje femije kopshti.Si perfundim nje keshille per rilindasit.Ju lutemi mos e leshoni sovranitetin e lekut.Mos merrni borxh ne euro ose dollare por krijoni shumen ekuivalente qe ju duhet (e kuptoni nepermjet kujt).Rrisni deficitin buxhetor ose mos merrni fare taksa nga njerezit.Nuk ka rruge tjeter pervec ketyre te dyjave.Ju qe e konsideroni veten mbinjerezore-Rilindas nuk ka mundesi qe mos e kuptoni kaqe gje.Keshilla nga nje mesues i kontabilitetit me nje shkolle profesionale.

Shto koment

Denonco