Ndarja nga jeta e Manolis Glezos/ Meta: Shqiptarët humbën një mik të fqinjësisë së mirë

Ndarja nga jeta e Manolis Glezos/ Meta: Shqiptarët humbën një mik të fqinjësisë së mirë

16:52, 30/03/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet e tij popullit grek për ndarjen nga jeta të Manolis Glezos, Heroit të Rezistencës Antifashiste, që në moshën 18 vjeçare guxoi dhe hoqi nga Akropolis flamurin nazist. 

'Sot u nda nga jeta Heroi i Rezistencës Antifashiste të Greqisë, Manolis Glezos i cili në moshën 18-vjeçare guxoi të hiqte nga Akropolis flamurin nazist me svastika duke paralajmëruar rezistencën heroike të popullit grek.

E gjithë jeta e Tij ishte përkushtim dhe sakrificë për popullin e tij kundër pushtuesve dhe kundër diktaturave. Pavarësisht vuajtjeve në burgjet e fashizmit dhe të juntës, Manolis Glezos kurrë nuk e humbi besimin te liria, demokracia dhe populli i Tij.

Ai nuk ju nda deri në fund të jetës të gjitha betejave për demokraci dhe drejtësi shoqërore duke qëndruar përherë në anën e duhur të historisë.

Manolis Glezos ndërroi shumë parti, por kurrë kauzat e lirisë, demokracisë dhe drejtësisë sociale.
Populli grek humbi sot një ikonë të shpirtit të Tij liridashës, ndërsa ne shqiptarët humbëm sot një mik shumë të çmuar të popullit tonë dhe një përkrahës të palëkundur të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve dhe dy popujve tanë.

Ne do ta kujtojmë dhe duartrokasim gjithmonë veprën e Manolis Glezos njësoj si eurodeputetët fjalën e Tij të fundit për Europën 6 vjet me parë.

Kurrë nuk duhet ta harrojmë porosinë e tij: Mos i hidhni verës ujë! Fashizmi nuk ka vdekur!
I përjetshëm kujtimi i Tij!'

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco