FSHZH tendera urgjentë në miliona euro për rrugë në kohë koronavirusi

FSHZH tendera urgjentë në miliona euro për rrugë në kohë koronavirusi

20:50, 27/03/2020
A+ Aa A-

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) ka shpallut sot (siç shikohet në tabelën mëposhtme) tenderime urgjente me miliona euro për punime që nuk kanë asnjë lidhje me situatën e gjendjen e luftës.

Nëse shikon se çfarë ka dalë nga app.gov.al lexohet se FSHZH ka hapur sot me datë 27 mars 2020 tenderimin për “Rehabilitimin e Sheshit “Ahmet Zogu” dhe parkut “Geraldinë” në qytetin e Burrelit në shumën 114 milion e treqind e tetedhjetë e tetë lekë të reja. Tenderi u hap sot në ora 8 të mëngjezit dhe do mbyllet nesër në ora 13!

Po kështu FSHZH ka hapur sot me datë 27 mars 2020 tenderin për rikualifikimin urban të Bllokut në qendër të Kamzës, tenderi i cili  u hap po sot në ora 8 të mëngjezit dhe mbyllet nesër në ora 14!
Shuma është 385 milion e 530 mijë lekë të reja.

Pra afro 3.4 milion dollarë tenderohen urgjent për të rregulluar qendrën e Kamzës, a thua se në këtë kohë lufte ku po bëhet nami nga koronavirusi e kur kryeministrit bërtet të kursehet çdo qindarkë apo që çdo familje të paguajë dritat ose i ndërpritet energjia, pikërisht nga FSHZH hapen tenderime skandaloze.

Ku ka shkelje me hapur se kaq?! Kjo është jo vjedhje, por dhe shkelje e ligjit të luftës e duhet prokuroria edhe online ta firmos arrestimin për këta zyrtarë që kryejnë veprime të tilla me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Nëse kryeministri nuk ka dijeni për këta zyrtarë të FSHZH apo sipër tyre (!) duhet të urdhërojë shkarkimin dhe arrestimin e tyre, sonte!

Po kështu FSHZH po sot ka hapur tenderimin për Bashkinë e Kavajës me fond 179 milion e 166 mijë lekë të reja.
Edhe ky tenderim u hap sot në ora 8 të mengjezit dhe mbyllet nesër në ora 14!
Janë edhe disa tenderime të tjera, por kaq arritëm të marrim nga burimet tona.

FSHZH ka hedhur sot si në alarm miliona e miliona euro në favor të kompanive. Kjo është vjedhje skandaloze dhe e tmerrshme pasi pse pikërisht sot me 27 mars hidhen dhe fituesit shpallet nesër, a thua se janë lekë për spitalet apo për mjekët dhe personelin mjeksor që po lufton me vdekjen, për të shpëtuar jetë njerëzish. Më mirë t’ua japin mjekëve, pasi po sakrifikojnë.

Nëse ka shtet duhet të veprohet për bllokimin e këtyre milionave eurove. Por edhe ndëshkim publik dhe penal për këdo që ka firmosur për të shpallur këto tenderime.
Ky është skandal! /A. Mati/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

labi28/03/2020 09:31

po punon edi rama po ben namin thone disa po na vjedhin o popull po na vdesin o popull per ben hameten lali erin taulantin qe gjeti motren

Po kur ja fut ja fut kot28/03/2020 08:07

O zoteri, ke shume te drejte se ato tendera nuk duhen ne keto kohe. Po te lutem per datat ja ke fut pak pordhes... tek imazhet duket qe data e mbylljes eshte 28.04 pra pas nje muaji... Jeni I vetmi portal pothuajse opozitar qe ka mbetur po ju lutem verifikoni ato qe shkruani... se pastaj nuk ju merr njeri seriozisht

Avni28/03/2020 07:40

Dakort per pjesen qe harxhojne leket kot, por me te sakte ne lajm sepse afati eshte 31 dite jo 1 dite : nga 27 Mars deri ne 28 Prill.

Daj Jaku27/03/2020 22:10

Turravrap me krujt fundin e kazanit.

tl27/03/2020 21:57

Nuk ka lek per krizen e korones dhe ate ekonomike,por per te futur ne xhepat e vet ka. Kaq shume korrupsion e pislliqe ka bere kjo qeverisje sa burgu eshte pak ,por kur do ti vine mend ketij populli qe te çohet e ti marë zvarr

Shto koment

Denonco