Kthimi i shqiptarëve/ 'Qeveria e pranoi edhe një propozim të PD'

Kthimi i shqiptarëve/ 'Qeveria e pranoi edhe një propozim të PD'

14:03, 27/03/2020
A+ Aa A-

Genc Pollo, politikani i PD, e vlerësoi sot faktin që Qeveria shqiptare më në fund e kishte marrë në konsideratë dhe e kishte pranuar edhe një propozim tjetër të Partisë Demokratike: të sillte në atdhe, mijëra shqiptarë të mbetur nëpër botë prej pandemisë, me avionët e Air Albania. Pollo theksoi faktin “më mirë vonë se kurrë”, që shqiptarët të mos ndiheshin të diskriminuar nga shteti i tyre.

Pollo shkroi në Fb: “9 ditë më parë, në emër të Partisë Demokratike, kërkova që qeveria të përdorë avionët e Air Albania per të sjellë në Shqipëri udhëtarët e mbetur në Europë. Qeveria e ka pranuar më në fund edhe këtë propozim tonin. Më mirë vonë se kurrë. Të paktën, nuk do të jenë më të diskriminuar dhe të harruar nga shteti i tyre.”

Rama, më herët të premten paradite njoftoi se shqiptarët e mbetur jashtë do të sillen në vendin e tyre falas me avionët e Air Albania, duke filluar nga java e ardhshme. Ai dha një përgjigje me video në Fb për problemin e shqiptarëve të mbetur në vendet e tjera të botës:

"Nesër do të publikojmë kalendarin e misioneve te ariatdhesimit dhe pikat përkatëse, ku do të bëjmë imbarkimin e personave të listuar tanimë. Misionet do t'í bëjmë pa pagesë nga individët dhe jam e i lumtur që gatishmëria e kompanisë ka qënë e menjëhershme.

Grupi më i madh është në Itali - 650 persona; në Britaninë e Madhe - 114 persona; në Kroaci – 345 persona dhe disa dhjetëra të tjerë në një sërë vendesh të tjera," theksoi Kryeministri në videomesazhin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco