PD akuzon me VIDEO Subashin si manipulator: Po dezinfekton shkollat, ja pista e hetimit! Momente nga dezinfektimi i klasave ne Fier

PD akuzon me VIDEO Subashin si manipulator: Po dezinfekton shkollat, ja pista e hetimit!

11:16, 29/02/2020
A+ Aa A-

Një pistë e re që duhet hetuar lidhur me helmimin e nxënësve në shkollën “Janaq Kilica” të Fierit është bërë publike sot nga Luan Baçi, ish-deputet dhe kreu i PD në Fier.

Mësohet se ditët e fundit bashkia e Fierit ka nisur dezinfektimin e shkollave, nismë kjo e publikuar me video nga kryebashkiaku socialist Armando Subashi me këtë shënim: “Nisëm sot një fushatë dezinfektimi në të gjitha institucionet arsimore, që fëmijët të jenë më të sigurt në ambientet që ata frekuentojnë. Do të vazhdojmë gjatë gjithe fundjavës dhe me bashkëpunim, me të gjithë partnerët lokalë, me qëllim që e hëna t’i gjejë gati.”

Por, deri tani kjo pistë nuk është marrë për t’u hetuar ndaj Luan Baçi ka bërë sot denoncimin e fortë dhe ka tërhequr vëmendjen e drejtësisë me një video–dëshmi të publikuar nga vetë Subashi, për të cilin shprehet:

Nga Luan Baçi

"Mjeshtra të manipulimit, specialistë të fshehjeve të provave, kampionë të gënjeshtrave dhe të pafytyrë, për t’i hedhur hi syve, opinionit publik. Asnjë përgjigje, asnjë konkluzion, asnjë shpjegim për ngjarjen e djeshme në shkollën "Janaq Kilica".

Si gjithmonë, jemi një vend me një qeveri, me plot ngjarje të çuditshme dhe çudia më e madhe tre ditë zgjat dhe presim ngjarjen e radhës.

Në ngjarjen e helmimit të nxënësve dhe mësueseve në shkollën" Janaq Kilica", drejtuesit e Policisë, drejtuesit e spitalit dhe drejtuesit e Arsimit, ishin si gjithmonë nën komandën e partisë dhe si një trup i vetëm, duke u bërë presion nxënësve dhe mësuesve, shpjegimi ishte i njëjtë:

“Nuk e dimë nga erdhi gazi mbytës dhe lotues, filloi nga klasa ku bëhej mësim biologjie dhe u shpërnda në të gjithë shkollën. Ndoshta kaldaja?!”

Ishin të interesuar t’ia faturonin disa, por këtë version e hodhën poshtë në mënyrë kategorike, drejtuesit e Arsimit: “Ajo nuk punon, - thanë ata, - më mirë të pranojmë që investimi që është bërë te kaldaja është korruptiv, se sa të mbajmë këtë përgjegjësi përsipër” dhe mirë e kanë menduar.

“Eksperiment kimik” thane disa të tjerë…. “por ishim në orë biologjie... në kabinetin e Kimisë...dhe këta nuk e pranojnë”.

Nga drejtues të Arsimit, nga drejtues të Spitalit dhe nga informacione të tjera, na rekomanduan të shikojmë faqen e kryetarit të bashkisë, z Subashi.

Aty në fakt duket qartë dhe duke i bërë reklamë, fillimit të një fushate për dezinfektim të shkollave. Punonjës, me maska dhe aparate në duar që dezinfektojnë klasat në shkollat e Fierit. Mbajtja e maskave dhe veshjet speciale tregojnë dhe rrezikshmërinë e këtij dezinfektimi.

Ky rekomandim i bërë nga këto institucione do të ishte pista tjetër, që Prokuroria dhe Policia duhet të ndiqnin, për të dalë tek e vërteta e helmimit të nxënësve të shkollës "Janaq Kilica ".

Unë e kuptoj dhe "mirëkuptoj", frikën e këtyre institucioneve dhe çdo institucioni tjetër në Fier, kur vjen fjala dhe në lojë është i plotfuqishmi, z. Subashi, por edhe kjo, që po themi është një mundësi, por jo e vërtetuar.

Gjithsesi, opozita për këtë punë është, të marrë përsipër përgjegjësi edhe në rastet kur parashikohet hakmarrje dhe kundërvënie, tashmë jemi mësuar.

E kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë denoncime, pa kompromis, në të mirë dhe shërbim të qytetarëve."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco