Meta e ka paditur si anëtare të 'grusht shtetit'/ Ja e vërteta sipas Etilda Gjonaj

Meta e ka paditur si anëtare të 'grusht shtetit'/ Ja e vërteta sipas Etilda Gjonaj

16:05, 27/02/2020
A+ Aa A-

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, i është përgjigjur në një konferencë për shtyp akuzave dhe padisë së ngritur nga Presidenti Meta në SPAK, i cili e ka akuzuar si një nga pjesëmarrëset kryesore në puçin e shtetit për të kapur Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese.

‘Shtjelloj me përgjegjësinë time politike, profesionale dhe personale një temë që është kthyer në thirrje për protestë nga Presidenti. Nuk e kam bërë këtë shtjellim më parë, sepse kam gjykuar se i duhej lënë Presidentit koha dhe hapësira e plotë mediatike për të ezauruar të gjitha seritë e spektaklit të tij mbi grupin kriminal në ministri. U rezervoj të gjithë keqardhjen time për hallin e madh që i motivon për luftën kundër Reformës në Drejtësi, por akuzat ndaj meje nuk ua lehtësojnë këtë hall.

Deformimet e rënda faktike, juridike, të këtij shoë politik presidencial mbi gjoja rrëmbimin e kompetencave të Presidentit janë mbresëlënëse për këdo që i di faktet.

Psh. kujt dhe për çfarë i drejtohet z. Presidenti mbi zgjedhjen e anëtarëve të Gykatës Kushtetuese, kur sot gjyqtarja e zgjedhur prej tij ushtron funksionin e Gjykatës Kushtetuese.

Mbi këdo që do të dijë si qëndron e vërteta, sipas Kushtetutës, ligjit, po vijoj me argumentet:

Së pari, Presidenti artikulon pa pushim për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Mund të konsiderohet non sens dhe logjikisht një lajthitje ligjore e Presidentit.

Së dyti, parashikimet për përzgjedhjen e anëtarëve nga Presidenti janë të qarta. Ai ushtron të drejtën e zgjedhjes së gjyqtarit kushtetues brenda 30 ditëve nga marrja e listës nga KED. Presidenti e ushtron këtë në dy forma, o me dekret, o me heshtje.

Qëllimi i vendosjes së këtij afati ka qenë shmangia e bllokimit të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga politika.

Afati 30 ditor i Presidentit përfundoi dhe Presidenti nuk e ushtroi të drejtën e tij brenda afatit. Me kalimin e këtij afati bëhet automatik emërimi i kandidatit që është renditur i pari. Për këtë shkak, Arta Vorpsi, që ishte renditur e para në listë, konsiderohet e zgjedhur automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhja e saj nga ligji është bërë më 8 nëntor 2019.

Së treti, Presidenti paraqet pa pushim një rrëfim me natyrë policeske lidhur me botimin në Fletoren Zyrtare zgjedhjen e Vorpsit. Bërthama e rrëfimit është thjesht dita e shtunë, pra fakti që botimi është bërë të shtunën. Kjo i ka mjaftuar presidentit të dalë në përfundimin se jemi para një grushti shteti. E kam shumë të vështirë nëse Presidenti e beson vetë këtë version. Sikur Presidenti apo këshilltarët e ti të kishin bërë një kërkim, do kishin mësuar se e shtuna dhe e diela janë ditë që figurojnë në Fletoren Zyrtare.

Së katërti, Presidenti deklaron se grupi i struktura në Ministrinë e Drejtësisë ka shkelur ligjin se ka botuar një vendim që nuk kishte kompetenca. Në fakt është krejt e kundërta. Kuvendi i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë faktin që afati 30 ditor i Presidentit ka përfunduar dhe për këtë shkak kandidati i parë në listë zgjidhet automatikisht.’-tha Gjonaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari27/02/2020 16:25

E mjera bukurane Etilde! Te paskan ngaterruar shume keq! As pergjigjet nuk t'i lene qe t'i japesh vete! Ti shkruajne te tjeret dhe ti vetem i reciton! Keshtu nga bukurane femer me madheshti, kthehesh thjesht ne nje shemti! Pyetja eshte: A lejohet ligjerisht qe te botohet ne Fletoren Zyrtare emerimi nga KED i Arta Vorpsit si gjyqtare e GJK pa u dekretuar nga Presidenti dhe pa respektuar radhen e zgjedhjes sipas Kushtetutes? E hengre moj Etilde, e hengre. Keto deklarata jane si perphekjet e atyre cironkave qe kane mbetur ne rrjete, me shprese se do te shpetojne.

Shto koment

Denonco