Presidenti i kërkon 'ndjesë publike' Saimirit dhe Gentit: Së bashku me 2 mars!

Presidenti i kërkon 'ndjesë publike' Saimirit dhe Gentit: Së bashku me 2 mars!

08:08, 27/02/2020
A+ Aa A-

“Atëherë zoti President, redaksionale, po të kërkoj një gjë: Pse nuk na na falenderon edhe ne publikisht që do të jemi atë ditë në miting, në mbështetje?!”

Kjo kritikë iu bë publikisht Presidentit Ilir Meta mbrëmjen e djeshme nga dy moderatorët e njohur të emisionit “Stop”, Saimir Kodra dhe Gent Zenelaj.

Dhe nuk ka vonuar “autokritika” nga kreu i shtetit, Ilir Meta, këtë mëngjes, me anë të një mesazhi në rrjetet sociale:

“E pranoj kritikën me vend të dy moderatorëve brilantë të emisionit të mirënjohur investigativ STOP, Saimirit dhe Gentit! 
Por bashkë me ndjesën publike për këtë falenderim "paksa të vonuar" por që s'do të mungonte, nuk mund të mos e shpreh krenarinë që dy zëdhënës kaq të fuqishëm të interesit publik, i bashkohen kauzës sonë të përbashkët në mbrojtje të Kushtetutës, shtetit ligjor, demokracisë, të drejtave e lirive të qytetarëve, të cilat ata përpiqen t'i mbrojnë çdo ditë, me kurajo, profesionalizëm dhe sakrifica.
Së bashku në Manifestimin Mbarëkombëtar në 2 mars edhe për lirinë e pavarësinë e medias, në mbrojtje të Kushtetutës dhe të Shqipërisë, kundër grushtit të shtetit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco