Nis takimi i kreut të OSBE me ministrin e Jashtëm rus Lavorv, Rama: Sa paska ndryshuar Moska!

Nis takimi i kreut të OSBE me ministrin e Jashtëm rus Lavorv, Rama: Sa paska ndryshuar Moska!

12:18, 26/02/2020
A+ Aa A-

Aktualisht në Moskë është duke u zhvilluar takimi mes kreut të OSBE-së Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov. I pari e ka marrë fjalën Lavrov, i cili ka vlerësuar rolin e OSBE-së në krijimin e kushteve për një dialog konstruktiv në çështjet globale, të cilat ai i cilësoi si komplekse.

Nga ana e tij Edi Rama në fillim të fjalës ka folur me entuziazëm për ndryshimet e bëra në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, gjatë këtyre 15 viteve, që nga koha kur ai e ka vizituar atë si kryebashkiak I Tiranës. Rama gjithashtu ka qene dakord me konstatimin e Lavrov për kompleksitetin e situatës ndërkombëtare, duke shtuar se politika duhet të nisë nga perspektiva e vuajtjes së njerëzve që duhet të ushqejnë motivet e saj.

“Parimet e OSBE-së të integritetit territorial, sovranitetit, të drejtave të njeriut mbeten po aq akuale sa 45 vjet më pare. Vij këtu me besimin se Ju dhe vendi juaj i shkëlqyer do të përdorni ndikimin tuaj në këtë format për të ecur drejt paqes së shumëkërkuar”, ka deklaruar kreu i OSBE, Edi Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz26/02/2020 14:37

Edhe ti e ndryshove Tironen o toç kuklle, por e ndryshove per keq, e bone nje mutsihone betoni qe nuk jeton dot as dreqi, e jo mo robi. Ne thellim te mutsihones po shkon edhe lali Dhjeri pedofili qe premtoi 0 leje ndertimi, por qe ne fakt i 100 fishoi!

t26/02/2020 12:24

Flet per te drejtat e njeriut kryetari i osbe kur ne vendin e tij te drejtat e njeriut shkelen pa asnje problem,ngaqe shqiptaret jane mesuar te ulin koken

Shto koment

Denonco