Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta, deklaratë për mediat

Skandali i duty free, investitori amerikan i dënuar penalisht

Skandali i duty free, investitori amerikan i dënuar penalisht

11:09, 22/02/2020
A+ Aa A-

Prej disa muajsh tashmë po ndiqet në media të ndryshme çështja e ‘skandalit të duty free’ në hapësirën e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës.

Për këtë çështja ka patur në mënyrë të papritur edhe disa reagime nga ambasada amerikane që pretendon se ka patur përpjekje për të cenuar interesat e ligjshme të biznesit amerikan në Shqipëri.

Më konkretish bëhet fjalë për shoqërinë ICDF Albania sh.p.k., degë e supozuar e ICDF Inc, shoqëri bazuar në SHBA dhe me përvojë siç thuhet në shërbimet e Duty Free. Sipas burimeve të Qendrës Kombëtare të Biznesit, shoqëria ‘ICDF Albania’ ka ortak të vetëm z. Lucio Guillermo Souto (64 vjeç), administrator z. Besnik Salataj dhe është themeluar më 19 qershor 2019.

Në dokumentet e krijimit të shoqërisë ‘ICDF Albania’ nuk rezulton asnjë lidhje me shoqërinë amerikane ‘ICDF Inc’. Një mungesë kjo e rëndësishme që ngre pikëpyetje rreth pretendimeve.

Portali ‘Shqiptarja.com’ ka referuar së fundmi se shoqëria ‘ICDF Albania’ është shpallur fituese e tenderit ndërkombëtar të organizuar nga Tirana International Airport si dhe ka lidhur një kontratë me këtë të fundit për të operuar hapësirën e ‘duty free’ në brendësi të Aeroportit të Rinasit, hapësirë kjo e menaxhuar nga TIA si kontraktor koncesionar i qeverisë shqiptare. Ndërkohë shoqëria ‘Albania Duty Free Distribution sh.p.k.’ (ADFD) ka kërkuar në gjykatë (civile) masë sigurie për të vazhduar veprimtarinë e saj të duty free në hapësirat e Aeroportit të Rinasit.

Gjykata ka dhënë një masë sigurie e cila i mundëson shoqërisë ADFD, në pronësi të znj. Elona Çaushi, të vazhdojë biznesin deri sa çështja të shqyrtohet në themel. Kundrejt vendimeve të Gjykatës ka patur reagime edhe nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë që denoncon atë që e quan klimë të investimeve në Shqiperi dhe ka lënë të kuptohet qartasi kundërshtimet ‘amerikane’ për këtë histori shqiptare si dhe mbështetjen amerikane për shoqërinë ‘ICDF Albania’.

Një ndër pikat e forta të deklaratave të Dhomës Amerikane të Tregtisë ishte edhe mundësia që pala e dëmtuar të ndjekë në arbitrazh këtë padrejtësi siç shprehet ajo që u bëhet kompanive.

Duke marrë në konsideratë këto qëndrime, trajtimin mediatik qartësisht të njëanshëm dhe dokumentet e QKB-së, pyetja që kërkon përgjigje dhe sqarim është: Cila është pala amerikane e dëmtuar dhe cili është dëmi i supozuar?

Pala amerikane e dëmtuar publikisht po quhet ‘ICDF Albania’. Kjo palë është në të vërtetë shoqëri shqiptare me aksioner argjentinas, por që ka rezidencën në SHBA. Administratori është z. Besnik Salataj, i profesionit kontabël, i cili është person fizik i rregjistruar në QKB, dhe që ndër të tjera ofron shërbimin e ‘përfaqësimit në QKB’. Z. Salataj është i dypunësuar, ndërkohë që burime konfirmojnë për TvT se ai është i vetmi i punësuar i shoqërisë ‘ICDF Albania’ që nga momenti i hapjes së saj në qershor 2019 e deri më sot. Paga e tij e deklaruar është 30.000 lekë dhe paguan kontribute në tatime për 8370 lekë në muaj.

 ‘ICDF Albania sh.p.k.’, një kompani për të cilën është investuar pra edhe ambasada e SHBA dhe një pjesë e mediave online, nuk ka mundur deri më sot të marrë akses në ambientin e Aeroportit të Rinasit ku operohet biznesi i duty free, pra si pasojë nuk ka realizuar asnjë investim.

Siç raportohet nga ‘Shqiptarja.com’, ‘ICDF Albania sh.p.k.’ ka aplikuar në bazë të nenit 635 të VKM-së 651/2017 ‘Për autorizim për magazinë doganore private (duty free shop)’. TvT i kërkoi prononcim Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për këtë aplikim, por akoma nuk ka asnjë konfirmim. Ndërkohë, një prej kushteve të nenit 635 (Aplikimi) të VKM-së nr. 651/2017 është pika 3.c e cila thotë se aksioneri i shoqërisë aplikuese duhet të paraqesë vërtetim që nuk është dënuar penalisht për vepra penale.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk jep informacion për situatën penale të z. Souto (gjithmonë nëse ai ka dorëzuar informacion për këtë çështje). Nga një investigim paraprak i TvT-së rezulton se z. Souto ka patur të paktën një çështje penale (DUI) në SHBA në vitin 1996.

E njëjta situatë paraqitet dhe për shoqërinë amerikane ‘ICDF Inc’, për të cilën pretendohet se është kompania nënë e ‘ICDF Albania sh.p.k.’. Nga investigimi i TvT-së rezulton se kjo shoqëri është pronë e z. Patrizio Clerici, 76 vjeç, i cili ndër vite ka patur të paktën 7 çështje penale, midis të cilave dhunë në familje dhe rezistencë ndaj arrestit.

Nëse është ky biznesi që po Dhoma Amerikane e Tregëtisë dhe mediat e ndryshme që orbitojnë përherë në afera të tilla, atëherë me siguri që këtu kemi të bëjmë me një problem shumë serioz kredibiliteti të të gjithë aktorëve të përfshirë, pasi është shumë joserioze të flasësh për klimë të keqe biznesi duke mbrojtur kompani, që ose janë etiketa të dyshimta, ose përfaqësues të tyre kanë patur histori të ngjeshur penale.

/Marrë nga TvT

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari22/02/2020 11:59

Se cfare MUTI po gatuhet ne Shqiperi qe me ardhjen ne pushtet te bandes se sektit sorrosian RILINDJA, kete e dime te gjithe ne shqiptaret. Por ajo qe po me habit dhe me tmerron me shume eshte qendrimi syqorrazi dhe veshe-shurdher i komunitetit nderkombetar dhe perfaqesive te tyre diplomatike ne Tirane, i BE por me kryesorja e SHBA. Pyes veten: Vertete satrapo-sulltani Rama paska kaq shume aftesi sa ti qelbi dhe ti infektoje te gjithe me llumin e tij?????!!!!!! Apo bota qenka kaq shume e korruptuar sa po ushqehet me parate e qelbura te krimit shqiptar???!!!!!!

Shto koment

Denonco