‘Durimi ka kufi...’/ Basha: Një grusht pasurohen, ndërsa shumica varfërohet

‘Durimi ka kufi...’/ Basha: Një grusht pasurohen, ndërsa shumica varfërohet

18:00, 20/02/2020
A+ Aa A-

Gjendja e grevistëve në Poçem është pasqyra e gjendjes të të gjithë shqiptarëve.

Kështu shprehet kreu i PD, Lulzim Basha, i cili bën edhe një paralajmërim të fortë teksa thotë se, një grusht njerëzish po pasurohen, ndërsa shumica po varfërohet.

Sipas liderit të opozitës, edhe durimi ka kufi.

“Ky është shembulli i gjendjes ku ndodhet e gjithë Shqipëria. Një grusht pasurohen,ndërsa shumica varfërohet. Durimi ka kufi. Dhe ky kufi është kaluar me kohë nga banda në pushtet që pasurohet sepse plaçkit shqiptarët”, shprehet Basha në postimin e tij më të fundit në Facebook.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco