Po të dëgjoj/ Basha takon grevistët: Do t'i zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush

Po të dëgjoj/ Basha takon grevistët: Do t'i zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush

11:53, 20/02/2020
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha vizitoi grevistët e rafinerisë së naftës dhe të stacionit të pompimit të ujit në Poçem. Në një postim online, Basha thotë se ofron mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre.

“Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.

Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do t'i zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush.

#PoTëDëgjoj”, shkruan Basha.

    Edhe më herët në një postim tjetër, Basha mbështeti punëtorët.

    “Mbështes plotësisht punonjësit e rafinerisë së naftës dhe stacionit të pompimit të ujit në Poçem dhe aktet e tyre sublime, përfshirë grevën e urisë. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe duhet të gjejnë zgjidhje të menjëhershme. Indiferenca dhe loja e pushtetarëve me fatin e tyre është kriminale”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Sehiri20/02/2020 12:48

    “Degjo byrhe” i thone korcaret per rrastin ne fjale!

    Shto koment

    Denonco