Ambasada Britanike në Tiranë zbulon shifrën e parave që do të dhurojë për Shqipërinë

Ambasada Britanike në Tiranë zbulon shifrën e parave që do të dhurojë për Shqipërinë

15:20, 17/02/2020
A+ Aa A-

Tashmë është duke u mbajtur Konferenca e Donatorëve në Bruksel për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka firmosur me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen marrëveshjen cila kap shifrën e 15 milion eurove që Komisioni Europian i jep Shqipërisë.

Shuma e dhënë nga Komisioni Europian është e dedikuar vetëm për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019.

Ndërkohë Ambasada Britanike ka publikuar shifrën që Britania do i dhurojë Shqipërisë në kuadër të rimëkëmbjes pas tërmetit të 26 nëntorit. Mësohet se bëhet fjalë për 1 milion paund.

Statusi: 

Krah për krah me #Shqiperine në këtë periudhë vështirësie, për të dhënë një ndihmë në tejkalimin e pasojave të tërmetit tragjik që goditi Vendin në nëntor. Qeveria e Britanisë   bën pjesën e saj në konferencën ndërkombëtare të donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” që mbahet sot në #Bruksel me një donacion prej 1 milion £, një vazhdimësi konkrete e angazhimit tonë dhe mbështetjes së veprimtarive të rindërtimit, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mund t’i lënë pas krahëve të tilla ngjarje tragjike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco