Meta i ashpër me AntiKÇK-në: Nuk ka vlerë thirrja ‘Ndiq paratë’ pasi ato janë në një grusht të vetëm

Meta i ashpër me AntiKÇK-në: Nuk ka vlerë thirrja ‘Ndiq paratë’ pasi ato janë në një grusht të vetëm

12:53, 15/02/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta bëri një postim në rrjetet sociale, duke e quajtur shtetin e ndërtuar nga Edi Rama PPP (Polici- Parti- Propagandë). Meta ka sulmuar këtë të shtunë nismën ligjore të ndërmarrë nga Qeveria të njohur si paketa anti-KÇK, duke e quajtur një grusht shteti.

Sipas tij, në këtë shtet ka vetëm grusht shteti. Ai shton se nuk ka vlerë thirrja ‘Ndiq paranë’, pasi tashmë ajo është përqendruar në një dorë të vetme. Meta iu përgjigj kështu komenteve të ambasadorit të BE, Luigi Soreca se duhen ndjekur paratë.

“Në shtetin e PPP (Polici- Parti- Propagandë) nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu.

Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit.

Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet "Ndiq paratë" se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqendrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP,” shkruan Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku15/02/2020 13:42

Kot ja thu mafiozit italian Sorecca, e ka gëlltit edhe ai çorbën e Edvin/Krim Dramës, ja ka zanë gurmazin. E ka kuptu mirë i zgjedhuri i bax-hellës Mogherini se paratë bëhen me shumicë duke i shërbyer marfjes e jo antimafjes, pavarësisht kësaj, ky zotqen merr edhe maxirrogën si dhjepllomat i BE në një vend "të vështirë" si Shqipëria, e cila në fakt është parajsa e këtyre haleve ambasadorë.

Shto koment

Denonco