Janullatos merr çmimin prestigjioz, Presidenti Meta e përshëndet

Janullatos merr çmimin prestigjioz, Presidenti Meta e përshëndet

10:38, 15/02/2020
A+ Aa A-

Kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos, është nderuar së fundmi me një çmim prestigjioz ndërkombëtarë, në rolin e tij për bashkë-ekzistencën paqësore fetare.

Pas lajmit të marrjes së këtij çmimi, presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar nëpërmjet një statusit në faqen e tij në FB, duke përshëndetur vlerësimin e lartë që i është bërë figurës së kryepeshkopit Janullatos.

“E përshëndes vlerësimin e merituar të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, me çmimin ndërkombëtar “Klaus Hemmerle 2020”, për kontributin e Tij të shquar për përqasjen dhe bashkë-ekzistencën paqësore.

Krenar për rolin e çmuar të Fortlumturisë së Tij dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në veçanti, për forcimin e harmonisë ndërfetare, kësaj vlere kombëtare dhe modeli unik në mbarë botën.

Kontributi ndërkombëtar i Kryepeshkopit Janullatos ka ndihmuar në afirmimin e shkëlqyer ndërkombëtar të Shqipërisë, si vend i lirisë dhe harmonisë ndërfetare.
I gëzuar që ky lajm i mirë vjen pak ditë pasi në emër të Shqipërisë i konfirmova Sekretarit amerikan të Shtetit, Michael Pompeo se jemi të përkushtuar në mbështetjen dhe fuqizimin e Aleancës Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Avancimin e Lirive Fetare”, shkruan presidenti Meta me këtë rast.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    t15/02/2020 11:46

    Pirdh o mete pirdh.na u gezoke per nje prift m...qe vetem punon nen rrogoz kundra shqiperise

    Shto koment

    Denonco