Koronavirusi, Yuri Kim porosit Manastirliun: Jini vigjilentë!

Koronavirusi, Yuri Kim porosit Manastirliun: Jini vigjilentë!

09:20, 15/02/2020
A+ Aa A-

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, pasur një takim dje me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, së cilës i ka kërkuar në veçanti që Shqipëria duhet t’i kushtojë rëndësi mbrojtjes nga koronavirusi.

Vetë ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar për këtë takim:  “Gjatë bisedës së saj me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirlliu, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Kim diskutoi rëndësinë e të qenurit vigjilent mbi koronavirusin dhe zbatimin e udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit. Ato biseduan gjithashtu edhe klimën e kujdesit shëndetësor në Shqipëri si dhe risitë në modernizimin e kujdesit shëndetësor,” nënvizon ambasada.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco