Komandanti i Gardës mbyll dyert/ Si po përdoret tërmeti për të bllokuar Vettingun në Policinë e Shtetit

Komandanti i Gardës mbyll dyert/ Si po përdoret tërmeti për të bllokuar Vettingun në Policinë e Shtetit

17:29, 27/01/2020
A+ Aa A-

"Tërmeti po përdoret për të bllokuar vettingun e policisë, duke mbyllur godinën e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit".

Kështu shprehet ish kryeministri Sali Berisha, i cili i referohet mesazhit të një qytetari.

"Lexoni se si përdoret tërmeti për të bllokuar vetingun e narkopolicisë! Komandanti i Gardës nuk lejon hyrjen në ndërtesë të punonjësve të vetingut! Pas dy muajve kujtohet se ka dëmtime nga tërmeti. Qytetari dixhital mohon që të ketë dëmtime", shkruan Berisha, ndërsda publikon mesazhin e plotë të qytetarit.

"Pershendetje drMe urdhër të komandantit të Gardës së Republikës i janë vëne shiritat dhe është ndaluar hyrja punonjesve dhe ushtrimi i aktivitetiti të dy institucioneve që kanë zyrat në të njëjtën godinë brenda territorit të Gardës. Autoritetit të Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit dhe Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit (Vetingu i Policisë dhe Gardes) me preteksin se godina ka probleme nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019. Vlerësimi është bere 2 muaj mbrapa dhe gjate kesaj kohe godina nga brenda e jashtë e Vetingut është komplet në rregull dhe është punuar pa probleme. Situata qëndron me faktin e njerëzve që po shqyrtohen nga komisionet tashi, dhe nuk kalojnë vetingun. Drejtues të lartë të Policisë që janë ish funksionarë të Sigurimit të Shtetit dhe që nuk justifikojnë pasuritë e tyre dhe me kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar. Këto të dhëna jane zyrtare nga Vetingu dhe Autoriteti i Dosjeve që përpunojnë këto informacione. Komandanti i gardës e drejtues të lartë të policisë janë gati për tu larguar nga detyra se nuk plotesojne kushtet ligjore për qëndrimin ne detyre".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco