Çollaku për Syri Tv: Tipologjia e Lefterit është tipologjia e Ramës, këtë duhet të hetojë SPAK-u

Çollaku për Syri Tv: Tipologjia e Lefterit është tipologjia e Ramës, këtë duhet të hetojë SPAK-u

16:27, 23/01/2020
A+ Aa A-

I ftuar në Syri Tv, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka folur edhe për videon e shumëpërfolur të kryetarit të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, i cili shfaqet duke thithur kokainë në një ambient publik.

Për Çollakun nuk ka mëdyshje se kjo është tipologjia e qeverisjes së Ramës, dhe SPAK këtë duhet të hetojë pse këta njerëz janë në pozicione shtetërore, dhe jo nëse njeriu në video është Lefter Alla

‘Të tjera gjëra duhet të hetojë SPAK për këtë person. Kjo nuk është historia për të goditur një person përdorues kokaine. Prova që SPAK-u funksionon është që jo Lefteri është Lefteri, por pse pikërisht këto lloj personazhesh marrin këto pozita drejtuese. Pse frekuentojnë këto ambiente kriminale. Kjo është ajo që unë shpresoj që SPAK-u është në provë.’

I pyetur se kur PD ka pasur informacione rreth rastit, duke iu referuar edhe kallëzimit të vetë Lefter Allës, Çollaku tha se PD është informuar mbi rastin kur është bërë publik nga vetë media.

‘PD është njohur më këtë ngjarje kur është bërë publike nga media, nga një gazetar që meriton të falenderohet për kurajon.

 Çfarë info ka PD për Allën? Çdo njeri në Bulqizë kur i referohet këtij personazhi, kuptohet që ky nuk është në atë pozicion për shkak të aftësive të tij profesionale. Bulqiza është një turp kombëtar për Shqipërinë. Ka pasurinë minerare më të madhe dhe aty ka fëmijë që jetojnë duke gërmuar malin me duar. Kush ka një një ndërgjegje, ky është një turp. Ai është një qytet ku kërcet kjo pabarazi e thellë. Të gjithë këta që bredhin në Tr me makina luksoze kanë lidhje me pasurinë e atij qyteti. Sot Bulqiza kontrollohet nga krimi i organizuar. Janë disa lloj grupesh,, dikush më i madh dikush më i vogël. Ky nuk është vetëm kryetari I Bashkisë por është edhe kryetari i PS-së së Bulqizës. Po të pyesësh në Bulqizë, të thonë mos flit për këta se këta të vrasin. Aman mos u ngatërroni me ata, se ose blejnë ose të vrasin. Ky mund të jete kukull i këtyre grupve. Kjo histori është sa të kalosh kthesën e Kamzës, tipologjia e Lefterit është një tipologji në simetri me të zgjedhurit nga Rama.-tha Çollaku ndër të tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco