'Tallje cinike me shpirtrat e 51 të vdekurve nga tërmeti'

'Tallje cinike me shpirtrat e 51 të vdekurve nga tërmeti'

13:11, 22/01/2020

Nga Sali Berisha.

Prej një jave mbahen në burg, kryetarët e komunave të Farkës dhe Kasharit, përkatësisht Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia, paçka se në zonat e komunave që ata kanë drejtuar nuk ka asnjë ndërtesë të shembur nga tërmeti, asnjë qytetar të plagosur, as dhe të vdekur.

Dy muaj pas tërmetit, Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia janë dy ish-zyrtarët më të lartë që mbahen në burg për 51 viktimat, shumica e tyre - vrasje shtetërore të tërmetit të 26 nëntorit.

Ky është një akt i mirëfilltë politik, dëshmi e kapjes së drejtësisë për ndëshkimin e kundërshtarëve politikë si fajtor pa faj apo me fajin e vetëm se janë kundërshtarë të regjimit.

Por ky akt përbën një përdhosje për shpirtrat e 24 viktimave të Thumanës dhe të mbi 15 viktimave të Durrësit, të cilëve tërmeti i majit i vitit 2018 dhe ai i qershorit të vitit 2019, i kishin bërë të pabanueshme pallatet e tyre që iu morën jetën me tërmetin e 26 nëntorit të 2019-ës, sepse narko-qeveria me cinizëm ekstrem dhe papërgjegjshmëri të plotë nuk mori asnjë masë për mbrojtjen e tyre. Mirëpo në këtë rast, vrasësit e tyre shtetërorë narko-qeveritarë dhe narko-zyrtarë qendrorë dhe lokalë me në krye, Kreun e Meduzës, kanë imunitet ndaj çdo lloj krimi që ata mund të kryejnë.

Dënoj këtë krim të mirëfilltë politik dhe i them Edvin Mafisë se shpirtrat e viktimave të vrasjes shtetërore të tërmetit të 26 nëntorit 2019 kërkojnë drejtësi dhe se ata do të ndjekin ty dhe shpurën tënde të vrasësve të tyre deri ditën e fundit të jetës së tyre!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco