Një vit pas protestave të mëdha, studentët të zhgënjyer po riorganizohen

Një vit pas protestave të mëdha, studentët të zhgënjyer po riorganizohen

09:37, 22/01/2020
A+ Aa A-

Në universitet publike po qarkullon fryma e krijimit të një lëvizje të re studentore. Agred Tafaj, student i fakulteti të Drejtësisë tregon për “Shekulli”-n se kanë nisur takimet me çdo universitet dhe interesi është i madh, për organizimi dhe krijimin e një uniteti studentore, pa parti apo kryesi. 

“Po mundohemi që të krijojmë një rrjet kombëtar studentorë. Ende nuk është krijuar, por jemi në ndërtimin e sipër të tij. Kemi rënë dakord me disa studentë të universiteteve publike, për të krijuar në një formë ligjore, organizim studentor mbi bazën e atyre parimeve që ramë dakord një vit më parë, pa parti, pa kryesi”, thotë ai. Ndërkaq Tafaj sqaron se kjo lëvizje do të jetë më e strukturuar se ajo e një viti më parë, duke mos përjashtuar edhe protestat nëse do jetë e nevojshme. “Nëse do jetë e nevojshme do të ketë edhe protesta, nëse do të lind nevoja. Si fillim duhet të biem dakord mbi disa parime që kemi ngritur dhe më pas në bazë të problematikave do të organizohemi”, sqaron ai. Më tej sqaron se interesi është i madh si nga universitetet e Tiranës, po ashtu edhe ato të rretheve.

Sipas tyre, e gjithë kjo vjen për pasojë e zhgënjimit që ata patën nga protestat e dhjetorit, e po ashtu mos plotësimi i pikave të hartuara mbetet ende një problem.

“Shekulli” po ashtu ka siguruar edhe platformën mbi të cilën studentët po projekton lëvizjen e re. Në të shkruhet se qëllimet janë: Mbështetja dhe promovimi i iniciativave për mbrojtjen te drejtave universitare. Mbështetja dhe promovimi i iniciativave për mbrojtjen dhe forcimin e autonomisë universitare.  Mbështetja dhe promovimi për sigurimin dhe zhvillimin e lirisë akademike. parimet në të cilat do të mbështete kjo platformë janë: Ligjshmëria, drejtësia, aksesueshmëria, transparenca, objektiviteti, autonomia universitare, barazia, gjithëpërfshirja, liria akademike, mosdiskriminimi.

Një pikë tjetër e rëndësishme e kësaj platforme është edhe mbrojtja e studentëve  ndaj akteve diskriminuese bazuar në gjini, aftësinë e kufizuar, racën, etninë, gjuhën, bindjen politike, fetare a   filozofike,  gjendjen ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore.

“Mbrojtja e studenteve nga shkelja e te drejtave nga organet drejtuese universitare. Kërkimin e të drejtës së pjesëmarrjes për bashkëqeverisje në të gjitha organet vendimmarrëse që afektojnë në mënyrë direket apo indirekte jetesën studentore, nëpërmjet një përfaqësimi të drejtpërdrejtë. Mbrojtja nga subjektivizmi në vlerësimin akademik nga pedagogët.

Mbështetja dhe promovimi i lëvizjeve studentore të iniciuar nga vet studentët, për kauza apo shqetësime që do të lindin rast pas rasti. Rritja e ndikimit të studentëve në forcimin e disiplinës dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies në të gjitha nivelet.

Rritja dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve dhe lehtësimin e komunikimeve me studentët. Mbështetja e pjesëmarrjes së studentëve në kërkimin shkencor dhe rritjen e angazhimit të strukturave universitare në kërkimin shkencor.  Kërkimi i ndryshimit dhe përshtatjes së ligjit aktual për Arsimin e Lartë mbi bazën e kërkesës së studentëve të lëvizjes së dhjetorit 2018”, shkruhet në të. Në këtë platformë të iniciuar nga studentët bëhen me dije edhe objektivat.

Kështu, rrjeti kombëtar studentor synon:

Të ndërtojë strukturat e veta mbi baza fakultetesh, universitetesh si dhe një asamble kombëtare.

Të funksionojë në formën e një shoqërie të organizuar dhe të regjistruar ligjërisht sipas ligjit për OJF.

Të iniciojë hartimin e një karte studentore për mbrojtjen e të drejtave sipas modeleve ndërkombëtare.

Ndërgjegjësimin e çdo studenti që të mbrojnë dinjitetin dhe personalitetin e tyre përballë çdo presioni dhe paligjshmërie.

Ndërgjegjësimin e çdo studenti që të marrë përsipër detyrimet që atij i takojnë për të kontribuar në shoqëri, veçanërisht në forcimin e autonomisë universitare.

Të krijohen organizata mbi bazë fakultetesh të cilat do të përfaqësojnë, menaxhojnë dhe mbrojnë të drejtat dhe interesat e studentëve.

Ngritjen dhe mbështetjen e këshillave studentore si struktura ligjore përfaqësuese të pavarura dhe jashtë implikimeve politike e partiake.

Organizimin e veprimtarive kulturore, artistike, sportive brenda dhe jashtë ambienteve universitare. 9. Motivon dhe mbështet krijimin e klubeve të pavarura me bazë shkëmbimeve të dijes, kulturës dhe artit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco