100-vjetori i Parlamentarizmit/ Historiani: S’kanë të krahasuar deputetët e 100 viteve më parë me këta tani!

100-vjetori i Parlamentarizmit/ Historiani: S’kanë të krahasuar deputetët e 100 viteve më parë me këta tani!

18:43, 21/01/2020
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

21 janari i këtij viti shënon 100-vjetorin e parlamentarizimit shqiptar. Një ditë kur më së shumti vlerësohet puna e intelektualëve dhe elitave, të cilat kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në formimin e shtetit shqiptar.

Nëpërmjet historisë jemi njohur me kontributin, veprimtarinë dhe CV-të e shumë prej figurave më të rëndësishme të asaj kohe.

Duke folur për parlamentaret e sotëm natyrshëm lindin pyetjet:

A janë këta elita intelektuale e popullit shqiptar? Po debatet që zhvillohen në parlament të çfarë niveli janë?

Për historianin Paskal Milo diferencat mes deputetëve të parë të Shqipërisë dhe deputetëve të tranzicionit janë shumë të mëdha.

“Kemi zhvillime që i ka sjellë koha, por nuk mund të bëhen krahasime me cilësinë dhe përgjegjshmërinë e atyre viteve parlamentare, me deputetët e asaj kohe, me një shumicë parlamentarësh aktualë, që rastësia i ka sjellë në Kuvend, ose një mënyrë jo e përshtatshme dhe aspak demokratike në radhët e Kuvendit të Shqipërisë. Po të krahasohen me përgjegjshmërinë, përkushtimin e angazhimin e parlamentarëve të 100 viteve më parë lënë shumë për të dëshiruar. Është për të ardhur keq, po nuk është konstatim i njëanshëm”, deklaron Milo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco