Haradinaj: Shembulli i burrave të mbledhur në Lushnjë, t'u shërbejë pushtetarëve sot

Haradinaj: Shembulli i burrave të mbledhur në Lushnjë, t'u shërbejë pushtetarëve sot

12:50, 21/01/2020
A+ Aa A-

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë i Kosovës, e ka konsideruar ngjarjen historike të Kongresit të Lushnjes, të një shekulli më parë, si shembull që duhet t'u shërbejë pushtetarëve të ditëve të sotme. Mesazhi i tij vjen në një kohë përplasjesh politike në rajon dhe kur Kosova ka mbetur ende pezull, pa qeverinë e saj.

Në shënimin e tij në Fb në përkujtim të Kongresit që u mbajt nga 21 - 31 janar 1920 dhe që po kremtohet në Shqipëri, Haradinaj shkruan: 

"Në fund janarin e vitit 1920, Kongresi i Lushnjës, shënoi hapin vendimtar për bërjen e Shqipërisë. Qeveria e dalë nga ai tubim kombëtar, ndaloi përgjithmonë copëtimin e mëtutjeshëm të shtetit shqiptar, hodhi themelet e ndërtimit të rendit kushtetues dhe zhvillimin e forcimin e shtetit. Shembulli i burrave të mbledhur në Lushnjë, duhet të shërbejë për secilin pushtetar, edhe në ditët e sotme. Kongresi i Lushnjës, me të drejtë vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme për shqiptarët pas shpalljes së Pavarësisë."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco