Ukrainë/ Rama del në krah të ‘homologut’, ai i kërkon financime

Ukrainë/ Rama del në krah të ‘homologut’, ai i kërkon financime

13:05, 20/01/2020
A+ Aa A-

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, doli në një konferencë për shtyp në krah të ‘homologut’ të tij në Ukrainë, ministrit të Jashtëm Vadym Prystaiko. Tashmë duket se ai nuk do jetë as kryeministër.

Duke qenë se është ministër i Jashtëm me kohë të plotë, Rama foli për prioritetet e kryesisë së OSBE sa i përket çështjes së Ukrainës.

“Nuk është rastësi që vizita ime e parë është në Ukrainë. Ajo reflekton rëndësinë e madhe që u kushtoj përpjekjeve për të zgjidhur krizën në Ukrainë dhe përreth saj. Në këndvështrimin tim kjo mbetet sfida më e ngutshme për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë sot. Do bëjmë maksimumin për të siguruar respektimin dhe parimin e OSBE, do të inkurajojmë zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut duke mbështetur përpjekjet e grupit tripalësh," tha Rama.

Por homologu i tij i kërkoi më shumë burime financiare për misionin special monitorues të OSBE në rajonin e Donbasit.

“Duhet forcuar me potencial njerëzor dhe financiar ky mision, që të jetë më efektiv se në vitet e shkuara,” tha ai. Kryediplomati ukrainas tha se sivjet do hapet ambasada e Ukrainës në Shqipëri.

Kurse Rama premtoi se misioni do të forcohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi20/01/2020 16:50

Shikoni kur te plasi lufte tani ne Ukraine prej ktij zorraxhiut, ky vetem sherr mbjell eshte ndyrsire burre

Gramoz20/01/2020 15:21

Paradoks me te modh nuk besoj se ka. E ka bo Shqiperine rrumpalle me droge e me krim, dhe shko me zgjidh hallet e dynjos nje horr dhe felliqesir si Edver Taqi Zorraxhiu!

Shto koment

Denonco