Nesër nis sesioni i ri parlamentar/ Mungon Rama, 'Anti-shpifja' diskutimi i parë

Nesër nis sesioni i ri parlamentar/ Mungon Rama, 'Anti-shpifja' diskutimi i parë

16:49, 19/01/2020
A+ Aa A-

Nesër hapet sesionin i VI -të i Legjislatures së IX-të të Kuvendit të Shqipërisë.

Pas gati një muaji pushim, e hëna rikthen në punë deputetët, të cilët do të angazhohen jo vetëm në seancë plenare, por edhe në komisione parlamentare.

Gjatë kësaj legjislature, Parlamenti do të diskutojë një nga çështjet më të nxehta, atë të reformës zgjedhore, për të cilën u arrit edhe një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës jashtë parlamentit.

Në këtë seancë nuk do të jetë kryeministri Edi Rama, i cili do të jetë në Ukrianë, vendi i parë që ai do të vizitojë si kryeses i OSBE-së.

Seanca e pasdites do të pasohet nga një mbledhje të Konferencës së kryetarëve që do të caktojë programin dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për javët në vijim.

Anti-shpifja që mbylli sesionin e kaluar pritet që të jetë edhe diskutimi i parë i këtij sesioni të ri parlamentar.

Seanca e nesërme, e cila pritet të jetë thjesht formale do të mbahet në orën 17:00 dhe në rend të ditës janë 5 pika:

1. Hapja e Sesionit të VI-të të Legjislaturës së IX -të të Kuvendit të Shqipërisë

2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të dateës 18.12.2019 (neni 44, pika 2 e Rregullores)

3. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)

4. Miratimi i Programit 6 javor të Punës së Kuvendit për periudhën 20 janar - 7 mars 2020 (neni 26, pikat 5, 6 te Rregullores, votim me shumice te thjeshte)

5. Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 20 janar - 7 shkurt 2020 (neni 27, pikat 3, 4 te Rregullores, votim me shumice te thjeshte)

6. Paraqitja ne Kuvend e kalendarit të raporteve vjetore të  organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2019 (neni I 03, pika I e Rregullores)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco