Në rrezik vizat? Parlamenti holandez, i shqetësuar për skemën e Ramës

Në rrezik vizat? Parlamenti holandez, i shqetësuar për skemën e Ramës

09:39, 18/01/2020

Katër grupe parlamentare në Holandë kanë kërkuar informacione nga Komisioni europian në lidhje me skemat kontroverse të dhënies së pasaportave në shkëmbim të shumave ose investimeve të caktuara. Kërkesa është bërë nga partitë CDA, D66, PvdA dhe SP.

Ata thonë se tregtia e pasaportave do të tërheqë njerëz të pasur, por edhe investitorë të dyshimtë nga Rusia dhe Kina. Me një pasaportë të tillë, ata mund të shmangin kontrollin strikt nga bankat.

Në një takim në Londër në nëntor, mes atyre që premtuan një skemë të tregtisë së pasaportave ishte edhe Edi Rama, në krah të kryeministrave të Maltës dhe Malit të Zi.

Shqetësimin e ka ngritur i pari deputeti Pieter Omtzigt. Ai thotë se duan qartësi në lidhje me këtë çështje. Komisioni Europian thotë se do të përgjigjet brenda 15 ditësh. Në fakt, KE ka shprehur rezerva për këto nisma.

Politikani Pieter Omtzigt ka shtruar dhjetë pyetje për diskutim edhe përpara kryeministrit holandez. Ai ngre shqetësimin për këtë skemë dhe i kërkon kryeministrit të marrë në konsideratë procedurën e frenimit emergjent, që nënkupton pezullimin e lëvizjes pa viza të shqiptarëve në BE.

Kujtojmë këtu se Holanda u investua edhe para disa kohësh për të bllokuar lëvizjen e lirë të shqiptarëve, arritjen më të madhe të kësaj dekade për Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Malua18/01/2020 10:16

Europa i ka shqiptaret shume vjet te pa integruar. Tani integrohemi vete.

Shto koment

Denonco