Pasojat e tërmetit/ Vangjush Dako do merret në pyetje nga prokuroria

Pasojat e tërmetit/ Vangjush Dako do merret në pyetje nga prokuroria

11:42, 17/12/2019
A+ Aa A-

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako do të merret në pyetje nga Prokuroria. 

ABC News raporton se Dako pritet që të merret në pyetje në ditët në vijim nga organi i akuzës.

Dako do të japë dëshminë e tij lidhur me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, ku vetëm në qytetin e Durrësit humbën jetën 23 persona.

Bashkia e Durrësit është organi i drejtpërdrejtë që ka përgjegjësinë, pasi grupi i ekspertëve ka arritur në përfundimin se cilësia e ndërtimit ka qenë e dobët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku17/12/2019 14:09

Hekurat.....!

Shto koment

Denonco