Konferenca e donatorëve në ndihmë të Shqipërisë/ Macron zbulon datën

Konferenca e donatorëve në ndihmë të Shqipërisë/ Macron zbulon datën

18:26, 12/12/2019
A+ Aa A-

Konferenca e Donatorëve Ndërkombëtarë për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit, do të mbahet me 19 ose 20 janar.

Deklaratën e bën vetë presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një mbledhje të liderëve të Këshillit Europian në Bruksel.

Ideja e Konferencës së Donatorëve u dha në Samitin e NATO-s në Londër, ndërsa Macron i ka bërë thirrje vendeve anëtare për të kontribuar në rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti.

“Do të flasim dhe për atë që ka ndodhur në Shqipëri. Dua të jap një mesazh solidariteti për popullin shqiptar. Do të organizojmë një konferencë ndërkombëtare donatorësh për të qenë sa më pranë Shqipërisë në këto momente të vështira, ku dhjetëra persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë banesat”, është shprehur ndër të tjera Emmanuel Macron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco