Ndryshime në qeveri/ Vëllai i Igli Tares, zv/ministër i jashtëm. Ja dy zv/ministrat e rinj të Arsimit

Ndryshime në qeveri/ Vëllai i Igli Tares, zv/ministër i jashtëm. Ja dy zv/ministrat e rinj të Arsimit

18:16, 11/12/2019
A+ Aa A-

Ndryshime në rang zv/ministrash në qeverinë Rama. Kështu, Agron Tare, ish drejtor i Portit të Durrësit dhe vëllai i ish futbollistit të kombëtares Igli Tare, do të jetë zv/ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ndryshime edhe në ministrinë e Arsimit, aty ku Redi Shtino nuk do të jetë më zëvendësministër. 

Këshilli i Ministrave nën drejtim nën drejtimin e numrit 2 të qeverisë, Erion Braçe, vendosi këtë mërkurë lirimin e tij nga detyra.

Në të njëjtën mbledhje u miratuan emërimet e dy zëvendës ministrave të rinj të kësaj ministrie, Oltion Rrumbullaku, pedagog dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Nina Guga, ish-drejtoreshë e gjimnazit "Qemal Stafa" në kryeqytet.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco