Basha: Rama rikthen gjyqet politike kundër opozitës

Basha: Rama rikthen gjyqet politike kundër opozitës

15:35, 10/12/2019
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me kërkesën e prokurorisë për të dënuar ish-deputetin Ervin Salianji dhe personat e tjerë në lidhje me skandalin ‘Xhafa’, ku denoncimi i Albert Veliu çoi në burg vëllain e Fatmir Xhafajt.

‘30 vjet pas rrëzimit të diktaturës, Edi Rama rikthen në Shqipëri gjyqet politike kundër opozitës.

Për të dënuar Ervin Salianjin, që denoncoi me fakte, përfshirjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafik droge, Edi Rama përdori dy prokurorë të korruptuar, Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, që zbatuan sot skenarin e dështuar për t’i mbyllur gojën opozitës.

Pretenca e dy prokurorëve të korruptuar është paracaktuar nga Edi Rama që të nesërmen e publikimit të skandalit.

Askush, nuk do të arrijë kurrë t’i mbyllin gojën as Ervin Salianjit dhe asnjë përfaqësuesi politik të Partisë Demokratike.

Beteja jonë me krimin e organizuar, dhe denoncimi i lidhjeve të krimit të organizuar me Qeverinë e Edi Ramës dhe shërbëtorëve të tij në drejtësi, nuk ka për tu ndalur’, shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha në reagimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari10/12/2019 16:14

I nderuar z. Basha! Nuk mjafton kaq. Thirrja duhet te ishte ndryshe: " Kush prek Salianjin se pari te mendoje koken e vet". Demokratet jane te gjithe gati te bejne sakrificen me sublime per mbrojtjen e demokracise, te cdo demokrati, aq me teper kur behet fjale per nje politikan me profil te larte sic eshte Salianji.

Shto koment

Denonco