Lokali i deputetit prishi pallatin/ 'Si po luhet me jetën e 90 familjeve për interesa direkte të Qefalisë'

Lokali i deputetit prishi pallatin/ 'Si po luhet me jetën e 90 familjeve për interesa direkte të Qefalisë'

20:41, 07/12/2019

Po luhet me jetën e 90 familljeve për interesa direkte të deputetit të PS-së, Xhemal Qefalia.

Kështu shprehet në një reagim të tijin në Facebook ish kryeministri Sali Berisha.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari, Berisha shton se, ndërhyrjet e paligjshme në pallatin nr.4 në rrugën Myslym Keta në Tiranë kanë bërë që pas tëremtit të 26 nëntorit, 90 familje të dalin mes 4 rrugëve.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Ja se si luhet me jeten e 90 familjeve nga Edvin Mafia per interesa direkt te deputetit Qefalia.

Lexoni denoncimin e banorit dixhital. sb

Pershendetje Z. Berisha,

Pas lajmit te djeshem sesi nderhyrja e paligjshme e Qefalise tek Pallati nr. 4 ne Rrugen Myslym Keta beri qe ti vihej shiriti gjithe pallatit me 9 shkalle dhe 90 familje, sot me urdher te Edi Rames kane ardhur disa “ekspert” nga Njesia Bashkiake per te deklaruar si te sigurt kete pallat perndryshe do i hiqnin nga puna. Dhe ata te shkretet nuk guxuan te shohin as sesi Qefalia ka demtuar muraturen mbajtese te pallatit te ndertuar me pune vullnetare ne 1988 dhe asgje nga ana e rruges se pallatit por shpallen sit e banueshem gjithe pallatin me perjashtim te nje apt ne shkalla 1, kati 2, ne nje kohe kur ka nje jave qe I kane vendosur shiritin dhe vendosur njoftimin e rrezikut ne cdo shkalle dhe kur ka 1 jave qe kane levizur mbi 20 familje me premtimin per bonusin e qerase. Ky eshte turp. Ne fakt shkallet e pallatit qe nuk kane dalje nga rruga dhe nuk jane demtuar per lokale te Qefalise nuk kane probleme, por eshte gjymah dhe rrezik qe vec per te shpetuar Qefaline te deklarosh te gjithe pallatin sit e banueshem pa verifikuar fare katet perdhe me pamje nga rruga dhe pasi qe vete ti si bashki ke hequr mbi 20 familje me premtime boshe.

Per dijeni, ndonese ligji ndalon deputetet te marrin para publike, kompania e Qefalise Dajti Park 2007 shpk nga 2013 e deri me sot ka fituar mbi 110 tendera me nje vlere mbi 10 milione euro!

Shkrimi i djeshem: KRONIKE E NJE KRIMI TE PARALAJMERUAR

Qefalia ben lokal duke shkaterruar mure mbajtese dhe gjithe pallati me 9 hyrje dhe 90 familje ne rrugen Myslym Keta shpallet i pabanueshem!!! Por deputeti Qefalia vijon te perlaje tendera dhe jo te perballet me burgun per ndertim te paligjshem dhe rrezik jete per banoret.
Vjet banoret u ankuan ne polici dhe gjithe portalet e fasades qeveritare por pergjigja ndaj banoreve per krimin e Qefalise ishte:

“Duke ju falenderuar që u drejtuat tek platforma e Bashkëqeverisjes, në vijim të rastit tuaj, po Ju vëmë në dispozicion përgjigjen e kthyer nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit (IMT), Bashkia Tiranë:?“Inspektorët e IMT-së kanë kryer verifikimin në terren konform Ligjit Nr.9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme” i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave (VKM) Nr.408 datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit dhe Ligjit nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. Nga verifikimi i kryer rezultoi se për punimet e kryera nuk nevojtet as leje ndërtimi as deklaratë paraprake, pasi janë punime të nenit 6 bazuar në VKM-në Nr.408 datë 13.05.2015 që klasifikohen si (punime të mirëmbajtjes së zakonshme).”
Me konsideratë, Zyra e Bashkëqeverisjes”.

Ne katin perdhes, Shkalla nr.3 Pallati 4, Rruga Myslym Keta jane kryer nderhyrje ne themele dhe murin mbajtes te Pallatit. Ka 1 jave qe gjithe pallatit me 9 shkalle i eshte vene shiriti dhe 90 familjeve I kerkohet te largohen se shteti ishte i pafuqishem ndaj forces korruptive dhe shkelese te ligjit te Qefalise!

Sa qan me lot krokodili, a I tregon dot vendin Qefalise? E ben dot? Pallatit i jane hequr pjese te mureve mbajtese per te hapur lokalin qe pothuaj shembi pallatin!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz07/12/2019 23:08

90 familjet te ngrihen vet dhe ti shkulin zorren e bythes Xhemol katnarit dhe mos presin se do boj drejtesi Edver Taqi Pederasti!

Eni 07/12/2019 21:24

Po eshte e vertet, dje erdhen dhe anuluan vendimin e pare. Ne kemi nevoje per nje ekspertize te vertete. Njerezit jane te frikesuar dhe nuk dine cte besojne.Duhet urgjent nje ekip ekspertesh qe te dime duhet te largohemi apo mund te rrime.

Shto koment

Denonco