Projektligji për spitalet, si 'tufëzat' dhe 'arëzat' e Ramiz Alisë

Projektligji për spitalet, si 'tufëzat' dhe 'arëzat' e Ramiz Alisë

09:21, 07/12/2019
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu.

Është hedhur në qarkullim një projektligj “universal” për sistemin tonë spitalor nën siglën e Qeverisë, por pa autorësi e pa asnjë diskutim midis specialistëve, grupeve të interesit, as dhe brenda Ministrisë!

Është veçse një zhgarravinë shterpë e një qeverie në ikje, në një vend në kolaps, që po mbetet pa mjekë e pa spitale, i klasifikuar i fundit në Evropë për “kujdesin ndaj pacientit”. 

Ky projektligj përdor si fasadë disa shprehje konfuze rreth një pseudo autonomie, mënyrash financimi e kontraktimesh të mjegullta etj, pa harruar PPP-të, që nuk krijojnë asnjë premisë përmirësimi, përkundrazi.

Ai dominohet nga koncepte centraliste bllokuese, si ndarja në spitale terciarë, rajonalë e bashkiakë;

shkelja e të drejtave të njeriut ndaj mjekimit;

mos përcaktimi i të njëjtave indekse kostoje për të gjithë;

qëndrimi tek praktikat e dështuara të paketave;

ndarja e “autonomisë” në disa nivele surreale me mekanizma financimi jo stimuluese e të paqarta etj., gjë që do të përkeqësojë shërbimin e thellojë abuzivizmin.

Në këtë dokument nuk përmenden ”motorët” e përmirësimit të spitaleve si respektimi i të drejtës së pacientit për të zgjedhur shërbimin e shoqërimi i tij me financim, “spitali ndërmarrje”, kostoja nëpërmjet DRG për të gjithë - publik e privat, bashkëpagesat, tregu i shëndetit me konkurencën, politikat për nivelet profesionale etj., që do ta nxirrnin sistemin nga “këneta”.

Kështu, pavarësisht nëse ai do të shkojë apo jo në atë ”Kuvend”, fundin e ka ne ”kosh”, për t'u zëvendësuar së shpejti prej nesh mbas diskutimesh publike me një paketë të tërë ligjesh zhvilluese për spitalet tona ne agoni.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco