‘Lehaqeniet’: Fyerja tjetër e Ramës ndaj shtypit revolton LSI

‘Lehaqeniet’: Fyerja tjetër e Ramës ndaj shtypit revolton LSI

11:28, 05/12/2019
A+ Aa A-

“Lehaqenie!” -  Ky ishte epiteti i ri fyes që u vendosi sot disa mediave, kreu i Qeverisë Edi Rama, në mbledhjen e jashtëzakonshme për pasojat e tërmetit. Epiteti nuk është kapërdirë nga nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, që me një mesazh në Fb kritikoi ashpër mediat që e transmetojnë direkt fjalën e kryeministrit dhe nuk reagojnë ashpër ndaj kësaj sjelljeve.

“Sot Edi Rama i quajti mediat lehaqenë! Dje Edi Rama i quajti mediat, qenefe(hale'). Këta vazhdojnë dhe e trasmetojnë Edi Ramën live edhe me siglën ERTV. Si duket presin me qejf përsëri poshtërimin e radhës, përsëri live dhe përsëri nga ERTV. Vërtet stomak të fortë paskan!”nënvizon me ironi Vasili.

Po çfarë tha Rama sot?! Lidhur me hetimet për pasojat e tërmetit, tha: "Përfitoj nga rasti t’u them atyre që më shkruajnë, që bien pre e leh...lehaqenieve nëpër këto klubet e kabinat mediatike, se nxjerrja e përgjegjësive dhe vënia para përgjegjësisë e autorëve nuk bëhet sa hap e mbyll sytë se kërkon dokumentim sepse do të shkojmë në gjykatë dhe KÇK është aty e gatshme që të shfrytëzojë këtë situatë për të qënë në lartësinë e motos së vet “Kap Ça të Kapësh”. Kështu që ne nuk do t’i japim mundësi KÇK të shqyejë ndonjë copë tjetër, por duhet të bëjmë çmos që të gjitha referimet të jenë të kopsitura ligjërisht.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco