Rama përzë banoren nga takimi: Provokatore, ik largohu!

Rama përzë banoren nga takimi: Provokatore, ik largohu!

16:29, 02/12/2019

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, në ish-Kënetë, ku zhvilloi një takim me banorët e kësaj zone.

 Mes të gjithë qytetarëve një banore, e cila ishte duke folur pas krahëve të kryeministrit dhe që u cilësua si provokatore, u përzu nga takimi.

"Ik largohu që këtu. S’të vjen zor s’të vjen. Largohu që këtu. Nuk lejoj as sharje dhe as provokime. Provokator këtu nuk pranoj. Ato që iu a kanë mësuar nga televizori juve shkoni dhe thuajini në televizor", iu drejtua Rama banores.

Siç duket, situata e vështirë me të cilën po përballet kryeministri, e ka bërë këtë të fundit të jetë nervoz jo vetëm me anëtarët e qeverisë, por edhe qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco