Informacioni sekret i SHISH i pambrojtur nga hakerat, kërkohen para për një softwer

Informacioni sekret i SHISH i pambrojtur nga hakerat, kërkohen para për një softwer

09:53, 22/11/2019

Informacinet sekrete të Shërbimit Informatik Shqiptarë (SHISH) janë të rrezikuara, nga sulmet kibernetike pirate.

Ky detaj skandaloz është zbuluar dje në Komisionin e Sigurisë në Kuvend, nga vetë punonjës të këtij shërbimi delikat.

Gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit 2020, SHISH, përveç të tjerave ka kërkuar si emergjencë edhe fondin shtesë prej 11 milion lekësh për blerjen e disa pajisjeve (softwer), për tu mbrojtur nga sulmet kibernetike.

Sipas përfaqësuesve të SHISH në këtë mbledhje të Komisionit të Sigurisë, drejtorit të Departamentit të Adminstratës dhe Shërbimeve, Ylli Aga, kjo shtesë në fonde për këtë qëllim është e domosdoshme, sepse mungesa e një softweri të tillë kërcënon serozish sigurinë e vendit por edhe sigurinë globale, pasi informacioni i palës shqiptare është i ndërlidhur me atë të aleatëve dhe NATO.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco