U shkarkua nga Rama për korrupsion, sot emërohet drejtor i OSHEE

U shkarkua nga Rama për korrupsion, sot emërohet drejtor i OSHEE

20:53, 21/11/2019
A+ Aa A-

Ditën e sotme është emëruar drejtori i OSHEE-së në Gjirokastër, Dashamir Qeli.

Sipas Dosja.al, ai është prezantuar sot me stafin por është në shkelje flagrante ligjore.

Qeli mbahet mend për blerjen dhe ndërtimin e sistemit të ri informatik për FAF me vlerë 22 milionë lek të rinj dy vjet më parë, me anë të një tenderi informal. FAF është shoqëri e zhvillimit rural ku qarkullojnë miliona euro në muaj.

Qeli më pas u shkarkua me vendim të kryeministrit Rama dhe prej 1 viti e gjysmë qëndroi anëtar në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës. Ai ka kryer studimet për Histori-Gjeografi dhe Kontabilitet-Financë në vitet 1995-2010 në një kohë kur ushtronte funksione të larta publike si drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellës Gjirokastër 2008-2016.

Dhe ky emërim mund të jetë një riciklim i një figure të kalbur nga korrupsioni dhe me rekorde korruptive kur ka qenë në pozicione drejtuese në administratën shtetërore.

Por para denoncimit në media të aferës për blerjen e sistemit të ri informatik të FAF, Qeli u denoncua për goditje për shkak të detyrës që ka bërë ndaj avokatit gjirokastrit Bernard Aliko në vitin 2003, teksa ushtroi dhunë ndaj tij në sallën e gjyqit në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër.

Në atë periudhë Qeli ka qenë doganier në Kakavije dhe njëkohësisht kreu i FRESSH Gjirokastër. Qeli u arrestua për dhunën e ushtruar ndaj Bernard Alikos dhe u lirua në sallën e gjyqit tre ditë më pas duke paguar një shumë prej 150 mijë lekësh të rinj si garanci që i vendosi gjykatësja Blerta Cibuku. Pas kësaj Qeli u rikthye në doganë.

Gjithashtu vlen të shtojmë se zyrat e OSHEE-së në rrehtin e Gjirokastrës janë në pronësi të vetë Qelit.

Lidhur me këtë fakt, reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, ai e quan Qelin një delikuent, që për shkak të parave gëzon postin e ri.

“Kulmore! Një delinkuent, Dash Qeli emërohet drejtor në OSHEE ne Gjirokaster!

Delinkuentet kanë shume para. Soji i Edvin Mafisë vdesin për para!”, shkruan Berisha.

Dashamir Qeli njihet në Gjirokastër si një njeri i besuar i ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco