‘Dikur me fashistët, tani i shpallin luftë SHBA’/ Historiani i përgjigjet Braçes

‘Dikur me fashistët, tani i shpallin luftë SHBA’/ Historiani i përgjigjet Braçes

12:13, 17/11/2019
A+ Aa A-

Ditë e Çlirimit të Tiranës shërbeu sërish për t’i dhënë tone politike kësaj ngjarje.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha se disa qeveri kanë bashkëpunuar me fashistët. Ai tha se sot ata po përsërisin veten, duke i shpallur luftë SHBA-së dhe Perëndimit.

“Dua të përmend edhe njëherë se ka pasur qeveri që kanë bashkëpunuar me fashizmin në këtë vend. Këto qeveri të quajtura shqiptare, që vareshin nga pushtuesi, i shpallën luftë SHBA, Francës, Britanisë, etj. Sot ata po përsërisin veten. Sot, për interesa partiake dhe për pushtet, i shpallin luftë Francës, SHBA dhe gjithë Perëndimit. Thjesht dhe vetëm se duan pushtet. Edhe atëherë kur pushteti u bë bashkë me fashizmin, sot u bënë kundër vendit”, tha Braçe.

Kësaj deklarate të Braçes iu përgjigj në rrjetet sociale historiani Erald Kapri.

“Pinjollët e krimit folën sërish sot me gjuhe urrejtjeje. Njësoj si 75 vjet më parë kur pushtuan vendin “në emër të aleatëve”, sot qeverisin në krim e korrupsion si “aleatë” të Perëndimit,” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz17/11/2019 15:01

Ua ua foli prap Erjonka! Po ti je i vogel mo Erjoni, lerja me mire xhaxhi Pandit, ai i di me mire punet e luftes. Dy luftrat e para xhaxhi Pandi i perballoi me sukses, por kete te treten me xhaxhi Edverin, a ha i mbush breçkat sa sokellin xhaxhi Edver Taqi Droga! Ose lere te flase me mire xhaxhi Servet Pellumbi, ai edhe ka luftuar me pushtuesin edhe eshte plagosur ne moshen 5 vjeçare!!!

t17/11/2019 12:51

Pislliku i ketyre qrveritareve ka arritur deri aty sa mumd te thone e te bejne gjithçka vetem qe mos te humbin pushtetin.Kete lloj skote nuk e lufton dot luli,nuk la kellqe per tu perplasur me ta,sepse rruge tjeter perveç perplasjes nuk ka

Shqiptari17/11/2019 12:28

Po qeveria komuniste enveriste dhe ata me shami pioneri qe asnjeri prej tyre nuk ka luftuar, per 44 vjet rresht, kunder kujt ishte o miushi Braçe???!!! A nuk jane ata te pjerdhur qe ke aty me shami pioneri, qe na çane trapin per 44 vjet duke ngritur bunkere kunder imperializmit amerikan dhe kapitalizmit boteror, per te na mbrojtur nga ata qe sot ti si legen i vockel i quan "miqte" e Shqiperise dhe popullit shqiptar???!!! O Zot! Çfare rrace e shpifur keta Komunisto-Rilindasit e sotem!!!

Shto koment

Denonco