Homazhe dhe protestë/ Kujtohet nesër 75-vjetori i masakrës komuniste në Tiranë

Homazhe dhe protestë/ Kujtohet nesër 75-vjetori i masakrës komuniste në Tiranë

21:55, 16/11/2019
A+ Aa A-

Teksa nesër, qeveria dhe bashkia e Tiranës presin të kremtojnë 75-vjetorin e çlirimit të kryeqytetit, anti-komunistët dhe ish të përndjekurit politikë do të kujtojnë masakrat e komunistëve mbi qytetarët tironas më 17 nëntor 1944.

Njoftimi bëhet nga kryetari i Shoqatës Antikomuniste e ish-të Përndjekurve politikë, Nebil Çika, përmes një postimi në rrjetet sociale.

"Homazhe & protestë!

Historia po përsëritet! Thuaj jo restaurimit të dikaturës komunist! Nëse je antikomunist, nëse e do lirinë tënde e të familjes, bashkohu me ne në 17.11 .2019. ora 10.00, në përkujtimin 75-vjetorit të masakrës komuniste në Tiranë.

Diktatura është kërcënim për të gjithë ne! Reago tani që kur të vijnë te shtëpia jote të mos jesh vetëm e të mos jetë shumë vonë”, shkruan Nebil Çika në profilin e tij në Facebook.

Masakrat e komunistëve gjatë dhe pas luftës nuk kursyen as të vdekurit ! Kështu, po në 17 nëntor 1944, ata kryen një nga aktet terroriste më të shëmtuarë që ka parë e dëgjuar bota. Hodhën në erë Mauzoleun e Familjes Mbretërore ku ishte varrosur Nëna Mbretëreshë, Sadie Toptani, pikërisht aty ku ndodhet sot Parku i Madh i Liqenit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco