Betimi te noterja i Arta Vorpsit, mesazh tragjik për ‘Reformën në Drejtësi’

Betimi te noterja i Arta Vorpsit, mesazh tragjik për ‘Reformën në Drejtësi’

16:25, 14/11/2019
A+ Aa A-

Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu në një shënim në facebook e ka cilësuar si një mesazh tragjik për produktin e ‘Reformës në Drejtësi’ betimin qesharak të kandidates për Gjykatë Kushtetuese, Arta Vorpsi, përballë noteres.

Mesazh tragjik per produktin e “Reformes ne drejtesi”.

Gjykata Kushtetuese e çdo vendi demokratik në botë është institucioni i përbërë nga specialistët më të aftë, më solid, të pa tjetërsueshëm, koshient të pozicionit të tyre e rëndësisë së madhe të tij për vendin.

Dhe sot një juriste, që mbas shumë seleksionimesh e vetingjesh u sapo votua për atë institucion madhor nga ai “Kuvend” antikushtetues e 122-sh me 42 pupace, shkon me vrap te “betohet” tek noteri i saj, pa marrë as kushtetutën me vehte…, kishte vetëm 26000 lekë!

Dikush thotë që e urdhëruan…unë pyes, një person që zbaton urdhëra të tilla duke e vënë veten e tij në pozita kaq qesharake a mund të jetë antare e Gjykatës Kushtetuese?!

Dikush tjetër lexoj që shkruan se e bëri nga pa dija…pyes përsëri, a mund të jetë kaq i pa ditur një Gjykatës Kushtetues?!

Ka dhe shumë mendime të tjera rreth e rrotull…të gjitha të pa pajtueshme me atë institucion thelbësor.

Mbas mbi dy vitesh pa Gjykatë Kushtetuese, pritje të anktheshme për atë, me të drejtë lind pyetja e dyshimi i madh: ky do të jetë niveli e modeli i asaj të që po vjen si pasojë e kësaj Reforme?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco